-0.5 C
Kosovo
23/11/2024

Riga Kallaba, futbollistja e talentuar qe po lë gjurmë në Amerikë dhe në Kosovë!

Arkivi

Riga, e lindur në qytetin e Çikagos, Illinois, më 14 shtator 2007, është vajza e tretë e prindërve të saj krenarë. Pasioni i saj për futbollin filloi që në moshë të re, kur filloi të luante me U9 në një klub lokal. Duke qenë se konkurrenca nga ana e vajzave doli të ishte shumë e dobët për të, ajo mori përsipër sfidën e lojës me djemtë, duke i hapur rrugën suksesit të saj të ardhshëm në këtë sport.

Debutimi i Rigës me kombëtaren ishte në Shqipëri me përfaqësuesen e Kosovës më 6 mars 2023, një moment i paharruar për lojtaren e talentuar. Ëndrra e saj është të lërë gjurmë në përfaqësuesen e Kosovës dhe të luajë profesionalisht në ndonjë klub të madh evropian. Ajo është e përkushtuar ndaj ekipit të Kosovës dhe ndihet krenare që përfaqëson atdheun e saj.

Mesazhi i saj për vajzat shqiptare është që të ndjekin pasionin e tyre për sportin dhe të krenohen me prejardhjen e tyre shqiptare.

«Dëshira ime që të qëndroj më shumë në Kosovë është shumë e madhe, por këtë e kam të pamundur, pasi që unë shkollohem në USA si dhe përfaqësoj edhe shtetin e Illinois qe 5 vjet me radhë. Poashtu përfaqësoj edhe ekipin Midwest Regional i cili përbëhet nga 12 shtete.» – pohoi Riga.

Por, pavarësisht angazhimeve të saj, Riga premtoi që do të bëjë të pamundurën që jetë prezente në çdo ndeshje për Kosovën.

Në debutimin e saj Internacional për Kosovën U16, në 3 ndeshje të zhvilluara, Riga shënoi 5 gola dhe bëri 4 asiste.

Një sukses tjetër i jashtëzakonshëm i Rigës është, sepse ajo në moshën vetëm pesëmbëdhjetë vjeç, është ftuar nga U19, duke e bërë atë lojtaren më të re në ekip.

- Advertisement -spot_img

Më shumë

- Advertisement -spot_img

Familja