12.5 C
Kosovo
22/11/2024

Dieta Alkaline – antikancer dhe efikase për humbje në peshë!

Arkivi

Dieta alkaline mund të ju ndihmojë të humbisni peshë dhe t’I shmangeni problemeve me thartirë dhe kancerit. Disa ushqime, sukurse mishi, buka, sheqeri I rafinuar dhe ushqimi I procesuar, shkaktojnë që trupi i juaj të prodhojë acid, dicka që është e keqe per ju.

Ushqimi me ushqim specific  bënë organizmin tuaj më alkalin, gjithashtu në anën tjetër, mund t’ju mbrojë kundër shtimit në peshë.

Dieta alkaline ndihmon trupin tuaj të mbajë  presionin e gjakut në nivel. Duke konsumuar pemë dhe perime, shumë ujë, duke anashkaluar sheqerin, alkoholin, ushqimet e procesuara dhe te shpejta, është mënyra më e preferuar për një shëndet të mirë dhe për të humbur peshë gjithashtu. Më poshtë kemi përgaditur për ju një listë me ushqime pë të ju bërë më të qartë çka preferohet dhe çka nuk preferohet të konsumohet.

Ushqimet alkaline:

 * Të gjitha perimet e papërpunuara. (Disa janë të hidhura në shije, por brenda trupit ndodh një reagim alkalinizues). Të tjerat janë pak më të tharta, megjithatë, sigurojnë bazën e nevojshme për ekuilibrin e duhur. Perimet e papërpunuara prodhojnë oksigjen, ato të përpunuarat jo.

* Me frutat ndodh e njëjta gjë. Frutat prodhojnë oksigjen të mjaftueshëm. Për shembull, limoni ka një pH prej rreth 2.2, megjithatë, brenda trupit ka një efekt shumë alkalin. (Ndoshta më të fuqishëm nga të gjitha – nuk duhet të mashtroheni nga shija e thartë e tij).

* Disa fara, të tilla si bajamet janë alkaline të fuqishme.

* Drithërat integrale: drithëra e vetme alkalinizuese është Meli. Të gjithë të tjerët janë pak acide, megjithatë, pasi dieta ideale ka nevojë për një përqindje të aciditetit, është mirë për të konsumuar diçka të tillë. Të gjitha drithërat duhet të konsumohen të gatuara.

* Mjalti është shumë alkalinizues.

* Klorofila: bimët janë shumë alkaline. (Në veçanti, Aloe Vera).

* Uji është i rëndësishëm për prodhimin e oksigjenit. “Dehidratimi kronik është tensioni kryesor i trupit dhe rrënja e të gjitha sëmundjeve degjenerative.” e thotë Dr Batmanghelidj Feydoon.

* Ushtrimet oksigjenojnë tërë trupin. “Një mënyrë jetese sedentare kaplon të gjithë trupin.”

Ushqime që kanë aciditet dhe thartojnë trupin:

 * Sheqeri i rafinuar dhe të gjitha nënproduktet e tij. (Ky është më i keqi nga të gjitha: nuk ka proteina, pa yndyrë, nuk ka vitamina ose minerale, përmban vetëm karbohidrate të rafinuara që shkaterrojnë pankreasin). Ky sheqer ka një pH prej 2.1 (shumë acid).

* Kafeina. (Kafe, çaj të zi, çokollatë)

* Alkooli.

* Duhan. (Cigare)

* Antibiotikët në përgjithësi.

* Margarina.

* Kripa e rafinuar.

* Miell i rafinuar dhe të gjitha derivatet e tij. (Makarona, ëmbëlsira, biskota, etj).

* Çdo ushqim i skuqur. (Gatimi me skquje eliminon oksigjenin duke rritur aciditetin e ushqimit).

* Të gjitha ushqimet e përpunuara, të konservuara, që përmbajnë ngjyrues, aroma, etj.

* Mishi. (Të gjitha llojet).

* Produktet shtazore (qumështi dhe djathi, gjiza, kosi, etj).

* Buka e bardhë. (Ajo që përmban yndyrna të ngopura, margarinë, kripë, sheqer dhe konservante. Konsumoni vetëm bukën që përmban shumë fara, drithëra dhe 0% konservante).

Gjaku ‘vetë-rregullohet’ vazhdimisht për të shmangur rënien në aciditet metabolik, për të siguruar funksionimin e duhur dhe për të optimizuar metabolizmin qelizor. Trupi duhet të marrë bazat minerale ushqimore për të neutralizuar aciditetin e gjakut në metabolizëm, por të gjitha ushqimet e përmendura më lartë (ato të rafinuara kryesisht) e thartojnë gjakun dhe infektojnë trupin.

Duhet të mbajmë mend se me mënyrën moderne të jetesës, këto ushqime konsumohen të paktën 3 herë në ditë, 365 ditë në vit dhe të gjitha këto ushqime janë anti-fiziologjike.

Ideale është që të kemi ushqim prej rreth 60% alkaline se sa acid, dhe, natyrisht, të shmangen produktet me shumë aciditet, të tilla si pijet e ambalazhuara, sheqeri i rafinuar dhe ëmbëlsuesit.

Të mos abuzohet me kripën ose të shmanget sa më shumë të jetë e mundur.

Për ata që janë të sëmurë, ideale është që ushqimi të jetë rreth 80% alkalin, duke eleminuar të gjitha produktet e dëmshme.

Nëse keni kancer, këshillohet të alkalinizoheni sa më shumë të jetë e mundur.

- Advertisement -spot_img

Më shumë

- Advertisement -spot_img

Familja