-0.5 C
Kosovo
23/11/2024

“Marshi i Roganës 2023” bashkoi 62 meshkuj e femra në ecjen prej 16 km

Arkivi

Përvjet e më shumë dashamirës të ecjes e të natyrës po i bashkohen grupit alpinist nga Rogana në ecjen, tashmë, tradiconale të janarit “Marshi i Roganës”.

Në një ditë dimri e me mot dimëror 62 femra e meshkuj u bashkuan në ecjen tradicionale që organizon grupi alpinist nga Rogana. Ky aktivitet sportiv dimëror tashmë ka kaluar kufijtë e Anamoravës, për të joshur dashamirës të natyrës e të ecjes edhe nga treva të tjera të Kosovës, dhe jo vetëm.
Kështu, edicioni i radhës – “Marshi i Roganës 2023” tuboi 62 femra e meshkuj moshash të ndryshme për të kaluar shtegun prej 16 km. Në këtë ecje ishin edhe disa anëtarë të shoqatës së bjeshkatarëve “Angros” nga Vitia, të cilët shijuan jo vetëm shtegun e ecjes, por edhe parkun e Roganës, i cili ka kohë që është bërë pjesë e axhendave të dashamirësve të natyrës.

Falë borës, shtegu, nga lartësia mbi 900 deri në 1060 m të lartësisë mbidetare, shtoi atraktivitetin e ecjes, që fuqizonte edhe më shumë përjetimin nga ky marsh. Veç kësaj nikoqirët roganas dëshmuan mikpritje të mirë për pjesëmarrësit nga fshatra dhe qytete të tjera të Kosovës.
Një pushim i shkurtër për të drekuar në ambientet e shkollës fillore “17 Shkurti” në Krenidell shërbeu edhe për zgjerim të njohjeve të ndërsjella me të pranishëm të tjerë, ca prej të cilëve përherë të parë iu bashkuan këtij marshi.
Pa dyshim, roganasit ishin mirënjohës për praninë e bjeshkatarëve të Vitisë dhe vendeve të tjera të Kosovës, me shpresën dhe dëshirën që në ecjet e ardhshme të ketë edhe më shumë mysafirë, jo vetëm nga Kosova, por edhe nga treva të tjera shqiptare, dhe jo vetëm. (Xh.K.)

- Advertisement -spot_img

Më shumë

- Advertisement -spot_img

Familja