-1.5 C
Kosovo
23/11/2024

Tribunë kushtuar manifestimit “Flaka e Janarit” në Dardanë/Kamenicë

Arkivi

Manifestimi i sivjetshëm “Flaka e Janarit”, falë një bashkëpunimi të ngushtë të Klubit Letrar “Nositi” me DKRS ka marrë një dimension të avancuar.

Tryezën e hapi kryetari i Klubit Letrar “Nositi”, z. Nexhat Rexha. Ai përshëndeti të pranishmit dhe sidomos kryetarin e Bujanocit, z. Nagip Arifi. Nexhat Rexha përkujtoi të pranishmit sa manifestimi “Flaka e Janarit” po vazhdon aktivitetet e veta në bashkëpunim me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport e cila Flakës së Janarit i ka dhënë një dimension më të avancuar. Kështu, ky aktivitet, pra, është begatuar edhe me tryezën e sotme kushtuar ideologëve të Flakës së Janarit, me ç’rast kumtesat e lexuara nga panelistët do të lënë gjurmë në kujtesën e historisë sonë kombëtare, tha veç tjerash z. Rexha.

Panelisti Nagip Arifi, kryetar i Komunës së Bujanocit tha se muaji janar, për popullin shqiptar, po del të jetë sa i dhembjes po aq edhe i lavdisë dhe krenarisë, për më tepër kur në këtë muaj e në këtë manifestim përkujtojmë Skënderbeun, Ismail Qemalin e deri te heronjtë e kohës më të re, me theks të veçantë qëndrestarët e Komunës së Dardanës, siç janë Rexhep Mala, Nuhi Berisha e Kadri Zeka.

Panelisti i radhës, Dr. Hysen Matoshi tha se kumtesa e tij më parë se dimensionin vlerësues e ka atë nderues për të gjithë dëshmorët e kombit dhe veçmas për ata që ranë në këtë muaj përgjatë rrugëtimit historik të lëvizjes sonë kombëtare. Në vazhdim ai tha se: nuk ka pse të mos theksohet se kjo trevë e vogël e Kosovës ka një histori të madhe në planin e veprimtarive atdhetare që shpërfaqen nëpërmjet emrave të përmasës kombëtare, sikundër janë: Metush Krasniqi, Kadri Zeka, Nuhi Berisha, Rexhep Mala, Isa Kastrati e shumë të tjerë.

Njësoj pasqyruan veprimtarinë e patriotëve të kësaj ane edhe Dr. Faton Krasniqi, magjistër Rexhep Arifi. Në ekspozetë e tyre ata vlerësuan lartë veprimtarinë e heronjëve të sipërpërmendur të cilët u bënë shembull i atdhedashurisë për gjeneratat pasardhëse. Panelisti i radhës duhej të ishte veprimtari Ismet Sylejmani, i cili, më vonë, gjatë drekës shpërfaqi respektin për të gjithë ata që, gjatë historisë, kontribuan në zhvillimin e idealeve për lirinë e popullit shqiptar.

Në emër të Drejtorisë së Arsimit në Dardanë, panelistët dhe të pranishmit e tjerë i përshëndeti dhe i falënderoi drejtori Afrim Dërvishi.(Xh.K.)

 

 

- Advertisement -spot_img

Më shumë

- Advertisement -spot_img

Familja