-0.5 C
Kosovo
23/11/2024

Një lapidar për tre ushtarë

Arkivi

Biografi e shkurtër e ushtarëve të vrarë:

– Florim Adem Kosumi 1971 -1991 ka lindur në fshatin Tygjec të
Komunës së Kamenicës nga prindërit Adem Sherif Kosumi dhe Hava
Sadik Leci.
Shkollën fillore e ka kryer në sh. f. “Fan Noli” në Kamenicë, të
mesmen (tre vjet) në Kamenicë në gjimnazin “Ismail Qemali”, kurse
vitin e katërt në gjimnazin “Marin Barleti” në Gjilan.
Me 1991 mobilizohet nga APJ dhe dërgohet në garnizonin ushtarak të
Karllovcit të Kroacisë në gjininë – Artileri kundërajrore.
Më 28 qershor vritet në rrethana të pasqaruara në luftën e APJ-së
kundër forcave sllovene, ndërkaq më 5 korrik 1991 varroset me
nderime kombëtare në varrezat e Kamenicës, në praninë e mijëra
pjesëmarrësve.

– Muhamed Raif Biçku 1971 – 1991 ka lindur në Hogosht të
Komunës së Kamenicës nga prindërit Raif e Nazmije Biçku. Shkollën
fillore e ka mbaruar në sh. f. “Skënderbeu” në Hogosht, ndërsa të
mesmen në sh. “Alaudin” në Prishtinë, më 1990.
Më 14 qershor Muhamedi mobilizohet urgjentisht dhe dërgohet në
garnizonin ushtarak Dugo Selo të Kroacisë.
Me 29 korrik 1991 breshëria e plumbave të armikut, nga prapashpina,
ia shuan jetën djaloshit sypatrembur nga Hogoshti.
Me 1 gusht 1991 trupi i Muhamedit varroset me nderime të larta
kombëtare në varrezat e fshatit Hogosht.

– Muharrem Mehmet Robelli 1971 – 1991 ka lindur në Koretin të
Komunës së Kamenicës nga prindërit Mehmet dhe Nafije Robelli.
Shkollën fillore e ka përfunduar në Koretin, kurse të mesmen në
Kamenicë.
Më 17 mars 1991 Muharremi mobilizohet detyrimisht në APJ dhe
dërgohet në shërbim ushtarak në Knin të Kroacisë.
Muharrem Robelli vdes nga plagët e marra me 10 shtator, kurse
varroset me nderime të larta kombëtare në varrezat e fshatit Koretin,
më 11 shtator 1991.

- Advertisement -spot_img

Më shumë

- Advertisement -spot_img

Familja