Në një orë letrare, mbajtur në Cyrih të Zvicrës, në kuadër të manifestimit “Java kulturore shqiptare 1997” në Zvicër, shkrimtari i njohur për fëmijë, Bedri Dedja krijoi dhe deklamoi aty për aty këto vargje poetike për Kosovën:
Kosova, balli i pastër i shqiptarëve
Kosova, amaneti i gjithë luftëtarëve
Kosova, tribuna jonë e moshatarëve
Kosova, realiteti i trashëgimtarëve