12.5 C
Kosovo
22/11/2024

Shtrini këmbët pas çdo stërvitje

Arkivi

Këmbët tuaja janë themeli i gjithë trupit tuaj, kur këmbët nuk ndjehen mirë i tërë organizmi vuan- gjunjtë, ijet madje edhe shpina dhe supet.

Shtrirja e këmbëve tua në të njejtën mënyrë siç shtrini pjesët tjera të trupit, është esenciale. Shputa e këmbës është vendi ku mund të liroheni më së shumti, kjo pjesë i ka 18 muskuj dhe ligamente sikurse edhe inde lidhëse që lidhen kryq përgjatë tërë këmbës. Kur këto lidhje janë shumë të tendosura mund të shkaktojnë dhembje dhe komplikime në këmbët tuaja.Splichal sugjeron se mund të lironi këmbët duke përdorur top të ngrirë të golfit mbi të cilin do të shkelni, dhe do e bartni nga thembra deri tek gishti, si dhe anash. Vetëm uluni dhe vendosni topin nën shputën tuaj, duke aplikuar shtypje aq sa të ndjeheni rehat.

Splichal sugjeron që të zgjatni edhe gishtat pasiqë shumica e këpucëve janë të ngushta tek pjesa e gishtave dhe mund të shkaktojë mpirje të gishtave. Edhe shoshonet mund të mpijnë gishtat pasiqë i mbledhni që të mbani sandalet. Për t`i ndarë gishtërinjtë mund të përdorni pajisjen “YogaToes” apo mund të merrni një byzylyk gome me të cilin i bini rreth çdo gishti veçmas.

Për të liruar muskujt e pulpës së këmbës, posaqërisht nëse përdorni shpesh take, është tepër e rëndësishme pasiqë shkakton stres, shkurtim të muskujve dhe probleme tjera të këmbës.

Për të parandaluar këtë vetëm me zgjatje dhe shtrirje të këmbëve, këshillohet të ngritni harkun në pjesën e mbrapshtë të këmbës, duke vendosur peshën në tre gishtat e jashtëm, duke ngritur gishtin e madh dhe “treguesin” lart që të ngritni harkun edhe më shumë. . Shtrijeni peshën përpara dhe mbani 15 sekonda çdo anë. Mundohuni që të bëni zgjatje të tilla çdo ditë dhe përdoreni topin e golfit për shputën. Pjesët e tjera të trupit do ju falënderojnë për këtë gjest.

- Advertisement -spot_img

Më shumë

- Advertisement -spot_img

Familja