Ushqimet me masë të lartë yndyrore mund të dëmtojnë arteriet, duke shkaktuar qarkullim më të dobët të gjakut. Nëse nuk jni në gjendje të hiqni dorë nga ushqimet e pjekura në skarë, atëherë këshillat e kardiologut do t’ju ndihmojnë për të mbajtur shëndetshëm arteriet tuaja.
1. Marinoni mishin
Përgatitja e mishit në temperatura të larta krijon komponim që rrit nivelin e inflamacionit në trup dhe rrezikun e diabetit. Për të reduktuar sasinë e këtij komponimi, marinoni mishin në lëng limoni apo uthulle dhe skuqni në temperatura të ulëta.
2. Pini verë të kuqe
Studiuesit kilean kanë gjetur se vera e kuqe ndihmon për të reduktuar efektet negative të ushqimit me yndyrë në arteriet tuaja. Pini 230 ml verë të kuqe në ditë.
3. Hamburger me bukë nga drithëra të shëndetshme
Një studim i kryer në Univerzitetin Yale tregoi se njerëzit të cilët në ushqimin e tyre yndyror shtojnë bukë me drithëra, arteriet nuk qëndrojnë shumë të ngushta. Drithërat e shëndetshme zvogëlojnë absorbimin e yndyrnave. Nëse keni vendosur të hani mish skare, atëherë hani atë me bukë nga drithëra të shëndetshme.
4. Shtoni një sasi të vogël të Avocado-s
Kur ju hani një hamburger, arteriet e juaja reagojnë negativisht brenda dy orësh. Por, nëqoftëse shtoni një sasi të vogël të frutit të Avocados, efektet negative do të zvogëlohen në maksimum.
Shumë produkte ushqyese (të tilla si avocado) si duket neutralizojnë inflamacionin që shkakton mishi.
5. Bëni një shetitje
Tridhjetë minuta ecje e shpejtë pas një racioni ushqimor mund të reduktojë përqëndrimin e yndyrnave në gjak nga 10 deri në 25%.