13.5 C
Kosovo
20/09/2024

Kulturë islame: Imamët e Roganës dhe synimet e tyre

Arkivi

Bazat e fesë dhe të edukimit islam kanë qenë parimi kryesor i të gjithë imamëve që kanë punuar në xhaminë e Roganës. Duke u bazuar në parimet se besimi dhe bindja në Zotin janë çelës i identitetit të muslimanit, sikur që edhe edukata kom-bëtare është çelës për përparimin e kom-bit dhe krijimin e shtetit, të gjithë këta hoxhallarë, kush më shumë e kush më pak, përmes shembullit personal, ndikuan që banorët e këtushëm të edukohen edhe në frymën kombëtare dhe fetare. Kjo dubiozë edukimi ndikoi që, sot, raganasit të shquhen për vetëdi-je të lartë fetare e sidomos kombëtare.

Në saje të një gjenealogjie ekzistuese të hoxhallarëve roganas, shihet se të shumtën e kohës Rogana shkollonte vetë kuadrin për imamë të fshatit. Shënimet ekzistuese flasin se që nga mesi i shekul-lit të 19-të xhamia e Roganës kishte vazhdimisht imamët vendës për të cilët kishte mjaft respekt. Ndonëse pa ndonjë marrëveshje rotative në shkollimin e hox-hallarëve, nga pasqyra ekzistuese e imamëve, shihet se të gjitha lagjet e fshatit kishin shkolluar djemtë e tyre për të plotësuar nevojat e predikuesve fetarë. Ky edukim, mbase do të ketë ndikuar që Rogana, sot, të ketë një shtrirje të rregullt intelektualësh nëpër të gjitha lagjet e fshatit dhe një harmoni ndërnjerëzore. Me hapjen e shkollës shqipe në Roganë, pas Luftës së Dytë Botërore, fëmijët para-pëlqenin më tepër mësimin kombëtar sesa atë fetar.

Sidoqoftë,fëmijët nuk pen-goheshin për të mësuar edhe në «mejtepin» e hoxhës. Hapësira e faljes së namazit, në xhaminë e Roganës, është 200 m² ku mund të falen 210 besimtarë; ka minaren me gjatësi prej 31 metrash, ka hydben, mafilin, ka shadërvan dhe tokë vakëfi prej 30 arësh. Objekti aktual i xhamisë është ndërtuar në vitin 1981 mbi hapësirën e xhamisë së mëparme, e cila llogaritet të jetë disa qindra vjeçare. Kjo dukuri e prishjes së objekteve të mëparshme fetare dhe ndërtimi mbi to i objekteve të reja (nuk është i vetmi objekt në rrethin tonë) dëmton lidhjen e kulturës së sotme me atë të djeshmen, çfarë nuk ishte dashur të ndodhë. Aderuesit e fesë islame që vizitojnë xhaminë janë kryesisht të moshës mad-hore, prania e të cilëve shtohet pas rënies së sistemit komunist të viteve të 90-ta. Në xhami falen vetëm meshkujt,ndonëse edhe femra roganase është e besimit islam. Brendia e xhamisë është me mure të zbukuruara në të cilat ka edhe disa mbishkrime arabisht. Nuk ka asnjë mbishkrim shqip, përkundër që të gjithë besimtarët roganas dhe xhemati i xhamisë janë shqiptarë. Shtroja në xhami është me tepihë të prodhimit vendor të kohës që llogaritet të jetë i një standardi ballkanik. Brenda në xhami, si kudo në Kosovë hyhet zbathur. Ndër besimtarët e Roganës dominojnë adhuruesit e dijetar-it Hanefi,edhe pse pas luftës së vitit 1999 ka edhe disa besimtarë-adhurues të dije-tarit Shafi (themelues i shkollës juridike islame).

Aktualisht imam i fshatit është Fehmi H. Leci nga Koretini, i cili banon në një shtëpi të punuar enkas për hoxhën e fshatit në ambientet brenda rrethojes së xhamisë. Ai jeton aty me bashkëshorten, një vajzë dhe katër djemtë e tij, të cilët mësojnë në shkollën e Roganës. Shërbimin e tij e ndihmojnë edhe 11 këshilltarë të zgjedhur nëpër të gjitha lag-jet e Roganës. Të ardhurat personale i realizon në saje të anëtarësisë së banorëve të Roganës pa dallim moshe e gjinie, të cilët paguajnë nga 2 euro në vit. Imami inkason edhe honoraret sipas rasteve: për temxhit 10 euro, për qelime 20 euro, për mevlud 20 euro, për larje të xhenazes 30 euro,për kurorëzim 20 euro. Në marrëveshje me këshilltarët e tij dhe të urdhëresave nga Bashkësia Islame në nivel të Kosovës liron nga obligimet të gjitha rastet sociale.

Xhevdet Kallaba

Botuar në revistën periodike «info Rogana» – shkurt 2006

- Advertisement -spot_img

Më shumë

- Advertisement -spot_img

Familja