-0.5 C
Kosovo
23/11/2024

Në ambulancën e Roganës: Bilanci vjetor – 10’416 vizita mjekësore

Arkivi

Shërbimet mjekësore në Roganë, në objekt të vetin, kanë filluar më 1980. Fillimisht mjekët vinin nga Dardana dy herë në javë, kurse motra medicinale, Vaxhide Thaqi punonte çdo ditë pune, dhe prej vitit 1994 edhe Fahrije Rrudhani.

Prej vitit 1999 ambulanca ka punuar me orar të plotë ku janë të angazhuar dy mjekë. Fillimisht kanë punuar mjekët Ibrahim Rrudhani (1999- mars 2000) dhe Azem Spahiu i cili ende punun në këtë ambulancë. Në qershor të vitit 2000 ekipit mjekësor i bashkangjitet edhe mjeku Fahredin Kryeziu. Më 26 korrik 2002 objektit të vjetër të ambulancës, i shtohet edhe një aneks, kështu që aktualisht objekti ka rreth 340 m²; prej tyre 200 m² hapësirë pune, 110 m² hapësirë ndih-mëse dhe 30 m² hapësirë banesore.

Dr. Fahredini duke kontrolluar pacientin Xh. Biçku nga Hogoshti në ambulancën e Roganës

Pacientët që vizitojnë këtë ambulancë janë të Roganës dhe të fshatrave për-reth, si: Hodonoc, Muçiverc, Dajkoc, Karaçevë e Poshtme, Karaqevë e Epërme, Shipashnicë e Poshtme, Shipashnicë e Epërme, Krenidell, Desivojcë, Tërstenë, Poliçkë, Muhoc, Breznicë etj.

“Sa i përket angazhimit tonë mjekësor, ne jemi në shërbim të vazhdueshëm të pacientëve. Na brengos mungesa e disa pajisjeve të domosdoshme, si: EKG-ja, laboratori, ultrazëri, një kar-rige stomatologjike, rëntgeni, një gjen-erator për rrymë etj., të cilat do të shmangnin harxhimet financiare dhe kohore të pacientëve, që detyrohen të shkojnë në Dardanë apo Gjilan. Përndryshe kuadri për punë me këto pajisje ekziston. Sidoqoftë, shpresojmë se së shpejti ambulanca do të kompletohet edhe me këto pajisje”, shprehet për “info Rogana”, mjeku përgjegjës Fahredin Kryeziu.
Orari i punës: Ambulanca në Roganë ofron shërbime mjekësore për çdo ditë pune nga ora 7-19. Në ambulancë punojnë mjekët Fahredin Kryeziu dhe Azem Spahiu. Puna e tyre është orga-nizuar në dy turne: prej orës 7-15 dhe prej orës 11-19. Gjatë ditëve të punës në ambulancë punojnë edhe 5 motra medicinale, një pastruese dhe një punëtor mirëmbajtës i objektit i cili njëkohësisht është edhe në shërbim të autoambulancës. Të shtunave kujdestaron vetëm një mjek dhe një motër medicinale prej orës 7-15, kurse të dielave nga ora 7-15 punon vetëm motra medicinale për të ralizuar pro-gramin e dhënies së injeksioneve ose shërbimet tjera teknike. Motrat medic-inale janë: Fahrije Rrudhani (përgjegjëse), Ilmije Basha, Hysnije Kryeziu, Dudije Rrudhani dhe Leonora Fera. Pastruese është Vjollca Rrudhani kurse mirëmbajtës i objektit dhe voz-itës i autoambulancës është Agron Thaqi.

Duke pasur parasysh të sëmurët kro-nikë dhe nevojën që ta kenë mjekun sa më afër, mjekët aktualë Fahredin Kryeziu dhe Azem Spahiu vizitojnë rregullisht, dy herë në javë, prej orës 12-14 edhe pikat shëndetësore në Muçiverc (të hënën dhe të enjten) dhe në Karaqevë (të martën dhe të premten).

Të ardhurat mujore

Mjeku përgjegjës 280 euro, mjeku 250 euro, motra përgjegjëse 180 euro, motrat medicinale nga 150 euro, pas-truesja 120 euro dhe mirëmbajtësi 120 euro.

Pajisjet teknike

Mjekët dhe motrat medicinale në këtë ambulancë kryejnë shërbimet e veta me kushte minimale të punës. Ambulanca posedon infrastrukturën themelore të vaksinimit, të lidhjeve, 1 autoambulancë (furgon) dhe 1 veturë. Kuadri ekzistues është i aftë edhe për veprime të tjera si për ekzaminime laboratorike, EKG, ultrazë etj, por këto mjete momentalisht mungojnë.

Në objektin e ambulancës ka vend edhe për një stomatolog që do të ishte me shumë rëndësi për këtë pjesë të popullatës. Kuadri potencial për stom-atolog ekziston, por mungon karrigia stomatologjike.

Personeli mjekësor në Roganë më 3 shkurt 2006

Participimi i pacientëve në shërbimet mjekësore

Particimpimi i pacientëve për shër-bimet mjekësore, pas luftës së fundit ka pasur ndryshime të shpeshta. Ndryshimet kanë pasuar si rrjedhojë e menaxhimit nga autoritetet mjekësore të Prishtinës. Aktualisht participimi bëhet sipas listës së lëshuar nga Drejtoria e QKMF-së e cila është në fuqi prej datës 20 janar 2006, e të cilën po e botojmë si faksimil. Për tri shërbimet e para nga lista e poshtëshënuar nuk paguajnë kjo kate-gori pacientësh: Pacientët e përfshirë në skemën sociale, pensionistët invali-dorë, pensionistët e luftës dhe anë-tarët e familjeve të tyre, personat e moshuar mbi 65 vjet, fëmijët ndër moshën 15-vjeçare dhe nxënësit e stu-dentët me dokumentin përkatës, si dhe të sëmurët kronikë sëmundjet e të cilëve kërkojnë trajtim të vazhdueshëm mjekësor.

Xhevdet Kallaba

Botuar në revistën periodike «info Rogana» – shkurt 2006

- Advertisement -spot_img

Më shumë

- Advertisement -spot_img

Familja