-0.5 C
Kosovo
23/11/2024

Si të mposhtet papunësia?!

Arkivi

Në Roganë, si gjithandej Kosovës, pas luftës të vitit 1999 ka shumë të papunësuar. Edhe mundësia e ndjekjes së studimeve është tejet e cunguar, jo nga paaftësia mendore apo fizike, por nga mungesa e kushteve financiare. Me keqardhje, por edhe nga entet përkatëse, si ai i punësimit apo ngjashën, nuk ka ndonjë trajtim përkatës me të rinjtë roganas që, pa dashjen e tyre, bredhin rrugëve. Në mungesë të një trajtimi institucional shtetëror këta të rinj mbeten në përku-jdesjen vetëm të prindërve apo të vetvetes. Shumë syrësh edhe arrin të regjistrohen në univesritete të ndryshme, por nuk ia dalin t’i përfun-dojnë studimet, pikërisht si pasojë e skamjes. Dhe, sërish në Roganë; të frustruar rrugëve, kefeneve, internet-kafeneve dhe ku jo. E dhembshme, apo jo! Sido që jetë, i mbetet të riut roganas, i cili përditë e më shumë po e humb epitetin e “të riut”, që të mendojë për vetveten dhe për ardhmërinë e vet dhe të gjeneratave pasuese.

Aktualisht në shoqërinë kosovare, e pse jo edhe në atë roganase, kemi më tepër infrastrukturë shkollore (dhe mirë që kemi), sesa infrastrukturë për punësim. Mbase edhe ngarendja për t’i “okupuar” qytetet apo shtetet perëndimore e ka zvetnuar tejmase vullnetin e të rinjve për punë në fshat, edhe pse resurset rurale përgjithësisht, por edhe këto të Roganës, në veçanti, nuk janë për t’u nënçmuar (ata që e punojnë tokën e dinë më së miri). Megjithatë, i mbetet udhëheqjes komunale e më gjerë që të vë në funk-sion të gjithë mekanizmat përkatës për krijimin e vendeve të punës, qoftë përmes granteve të vogla, hapjes së fabrikave ekzistuese (XIQ “Karaqeva” dhe “Magnohrom”) apo të nodonjë fabrike të re. Padyshim, një përparësi e pamohueshme e raganasve është se këtu ekziston mundësia e shkollimit fillor dhe të mesëm e që do t’i kundërvi-hej, pakashumë, shpërnguljes nga kjo trevë e stërgjyshërve tanë. Ndërsa, i mbetet vetë popullatës që të gjejë forma dhe vullnet për ta mundur papunësinë. “Jam i papunësuar dhe për shkaqe financiare i kam ndërprerë edhe studimet, por kjo nuk do të thotë që tani t’i dorëzohem rrugaqërisë. Pres që me rregullimin e statusit të Kosovës-Shtet i pavarur do të rregullohet shumëçka në Kosovë; mes tjerash edhe çështja e punësimit”, thotë i riu Sylejman Kallaba derisa po punonte një abazhur prej druri, sa për ta humbur kohën.

Në këtë kontekst shumë të rinj, me padurim, e presin pavarësinë e Kosovës si shansin e fundit që, krahas lirisë së jetesës, ta kenë edhe mundës-inë e shkollimit dhe të punësimit si dhe të një ekzistence normale konform të arrituave të shekullit të 21-të. Presim dhe shpresojmë!

Xhevdet Kallaba

Botuar në revistën periodike «info Rogana» – shkurt 2006

 

- Advertisement -spot_img

Më shumë

- Advertisement -spot_img

Familja