-0.5 C
Kosovo
22/11/2024

Si të mësoni fëmijën të fryjë hundën

Arkivi

Fryerja e hundëve ndoshta duket veprim i thjeshtë për të rriturit, por mund të jetë veprim i komplikuar për të vegjëlit. Provoni këto këshilla që t`ua bëni më të lehtë mësimin.

Kur bëheni prind e kuptoni se duhet të mësoni fëmijët edhe për gjërat më të thjeshta. Një veprim i thjeshtë si fryerja e hundës mund të jetë e kehtë për ju, mirëpo për një fëmijë është e vështirë po sa nëj gjuhë e huaj. Në vend se të lodheni duke shpjeguar një gjë të tillë një fëmije të shpërqëndruar, ne ua bëmë një listë që ta keni më lehtë.

1. Largojeni shaminë

është mirë që t`ua mësoni fryerjen e hundës me faza. Në vend se të mbingarkoni fëmijën me një shami letre në fytyrë, filloni ta njohtoni me fryerjen e ajrit nëpërmjet hundës. Shpesh, kur fëmijët emocionohen nxjerrin ajër nga hunda, është mirë që ta bëni fëmijën me shumë të qeshë dhe kur të fryejë nga hunda ta inkurajoni dhe ta përuroni. Duke e bërë këtë rregullisht, fëmija do të mësojë se çfarë është fryerja e hundës. 

2. Shfrytëzojeni kohën e banjos

Koha e banjos është kohë e mirë që të njohtoni fëmijën me idenë se si është të frysh ajër nëpërmjet hundës dhe si ta bëjë atë kur ju i thoni. Bëni që fëmija të vendosë vetëm hundën në sipërfaqe të ujit dhe të fryjë në ujë duke krijuar fluska.

3. Përdoreni pasqyren

Përderisa ju e dini se çfarë ndodh kur fryeni hundën, ky koncept është i pakuptueshëm nga fëmija juaj. Bëni fëmijën të shikojë në pasqyrë kur të fryejë hundën që të kuptojë se kur ndodh kjo, diçka del nga hunda dhe se më pas mund të marrë frymë lirshëm.

4. Bëni lojëra

Krijoni lojëra që të detyroni të mësohet me fryerjen e hundës, mund të bëni toptha letre në tavolinë dhe t`i fruni vetëm me hundë, mund të garoni me topthat apo ndonjë lojë tjetër. Qëllimi është të stimulohet fryerja e hundës.

5. Bëjeni përgjegjësi të tyre

Sikurse lidhja e këpucëve që është arritje për fëmijët, edhe fryerja e hundës mund të bëjë fëmijën të ndjehet më i rëndësishëm kur ta mësojë plotësisht. Bëhuni kreativë dhe dhurojini fëmijës një shami të bukur, një kuti të dekoruar me shami prej letre apo shami të lagura. Bëjeni që vetë të fryejë hundën kurdo që ndjen nevojën për të bërë një gjë të tillë.

- Advertisement -spot_img

Më shumë

- Advertisement -spot_img

Familja