E gjelbërta e çelët ka energji pozitive, vjollcë është ngjyrë mbretërore, e bardha elegante ndërsa e kaltra ofronë ndjenjë freskie. E butë është e verdha, derisa nuancat e ngjyrës tirkiz të zgjojnë ndjenjën e pafundësisë dhe besimit. Tamam pushim për shpirt e sy është ngjyra pjeshkë.
Ngjyrat janë forma jo verbale e komunikimit e cila mund të ndikojë në disponimin tonë, kërkimet e emocioneve, insiprimet e njerëzve shumë shpesh destinohen në dhomën e gjumit, andaj zgjidhni ngjyra relaksuese. Shikoni se për cilat ngjyra dizajnerët e enteriereve thonë që janë relaksuese dhe qetsuese.
E gjelbër e çelët
Secilën herë që do të futeni në dhomë ku dominon kjo ngjyrë, do të keni ndjenjën që po hyni në një mal i cili ju bjen qetësi. E gjelbërta e çelët ka energji pozitive, e cila lidhet me freskinë, pranverën, barin dhe dendësinë. Për këto arsye, e gjelbërta është ngjyra e cila më së shumti mund të na ndihmojë të relaksohemi.
Ngjyra vjollcë e mbyllët
Ngjyrë mbretërore. Vjollca ka marrë status elitar për shkak të cmimit dhe rralësisë të ngjyrës. Përveç që ka status mbretërorë kjo ngjyrë ka edhe domethënie tjera, siç është pasuria dhe prestixhi. Nëse dëshironi të ndiheni të pasur dhe në të njëjtën kohë të jeni të relaksuar, e vjollca e mbyllët është me të vërtetë ngjyrë e përsosur për dhomë gjumi.
E bardha
Ndoshta mund të ju duket që ngjyra e badhë në muret tuaja mund të jetë ‘e mërzitshme’, por besoni kjo ngjyrë është apsolutisht moderne. Andaj nëse veç e keni, atëherë jeni edhe të vetëdijshmëm se si ajo ndikon në ju me elegancë. Në dhomë të fjetjes me ngjyrë të bardhë do të ndiheni të relaksuar dhe të qetë.
E kaltër e hapur
Ngjyra e kaltër e çelët jep ndjenjën e freskisë. Kjo është njëra ndër ngjyrat e cila rrezaton energji, impulsivitet dhe zgjon epsh. E kaltërta është fantastike për dhomë të fjetjes, sepse ndihmon shumë të relaksoheni dhe të merrni edhe më shumë energji.
E verdhe e hapur
Ngjyra e verdhë e hapur është ngjyrë e butë e cila dhomës mund t’i japë ndjenjë qetësie. Krahas kësaj gjithmonë do të keni ndjenjën që dhomën tuaj e kanë kapluar rrezet e diellit. Pozitiviteti, gëzimi dhe optimizmi janë energjitë që t’i ofron kjo ngjyrë.
Ngjyre tirkizi
Ngjyra e detit me nuanca të pasura, paraqesin energji pozitive, ndjenjë pafundësije, ndjenjë besimi e sigurie. Nëse e doni detin, atëherë kjo është ngjyra juaj. Sa herë të hyni në dhomë me ngjyrë tirkizi, trupi dhe shpirti juaj do ta kenë ndjenjën se janë në det.
Ngjyre pjeshke
Kjo ngjyrë është e mirë sepse ju mundëson që në dhomë të keni detaje ngjyrë rozë. Kjo ngjyrë konsiderohet si ngjyrë e egër, por ngjyra e pjeshkës ju mundëson që pa frikë t’i kombinoni në dhomë të gjumit dhe me efekt shumë relaksues bile. Kjo ngjyrë është shumë e butë dhe është pushim i vërtetë për sy, trup dhe shpirt …