15.5 C
Kosovo
12/03/2025

Takim mbresëlënës në periferi të fushatës zgjedhore me zv/kryeministren Donika Gërvalla

Arkivi

Roganë, 24 janar 2025

Vizita e zv/kryeministres dhe ministres së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Zonjës Donika Gërvalla, në Familjen Kallaba në Roganë, Dardanë, bëri të mundur një moment të veçantë e të ngrohtë, në valën e angazhimeve të saj politike. Takimi i Znj. Gërvalla me Xhevdet Kallabën, ish-koleg dhe mik i babait, Jusuf Gërvalla, solli përpara syve evokime mbresëlënëse, duke ringjallur kujtime nga vite të kaluara, kur ata po punonin në dy institucione mediale të rëndësishme të Kosovës: Televizioni i Prishtinës dhe Rilindja.

Prezantimi i aktivitetit të Xhevdet Kallabës në fushën e publicistikës reflekton gjithëpasueshëm ndikimin e tij në artin dhe kulturën e Kosovës, duke i dhuruar zonjës Gërvalla dy libra autorialë të rëndësishëm, nga opusi i tij krijues: «Kosovë-Zvicër-Kosovë» dhe «Çerekshekulli i Ansamblit ‹Vatra› në Bylah – Cyrih», si simbol i mirënjohjes për kontributin e saj për ndërtimin e historisë së vendit.

Në një atmosferë të ngrohtë dhe familjare, Znj. Gërvalla u shoqërua nga kandidatët për deputetë, Burim Demiri e Triera Kasumi, për të ndarë kohë me çiftin Xhevdet dhe Nexhmije Kallaba. Diskutimet rreth aktivitetit politik të Nexhmijes, por edhe rreth sfidave të shumta gjatë karrierës së saj politike, që nga paslufta e deri në pensionimin e saj (2021), ishte një përvojë më shumë për zonjën Gërvalla dhe kandidatët për deputetë.

Trajtimi i pensioneve dhe skemës sociale në Kosovë ishte pjesë e elaborimit të projekteve në fushatën për zgjedhjet e ardhshme, e të cilat theksojnë vazhdimësinë dhe përkushtimin e tyre për të sjellë ndryshimin dhe për të shërbyer për mirëqenien e popullit të tyre.

Evokimet e Xhevdetit kur punonte në Televizionin e Prishtinës, përjetimet e tyre në kohën e luftës, si dhe rrugëtimi i tyre nga qyteti në fshat ishin shumë mbresëlënëse për të gjithë të pranishmit. Zonja Gërvalla shprehu admirimin dhe respektin e saj për familjen Kallaba dhe për kontributin e saj në shoqëri.

Ky takim ishte një rast i rrallë për të dëgjuar historinë e tyre dhe për të shprehur respektin për vendimet dhe vendosmërinë e tyre për të jetuar në një mjedis më të qetë dhe më të afërt me natyrën.

Vizita e zv/kryeministres në Familjen Kallaba ishte një moment i veçantë për të theksuar rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe vlerave të traditës në Kosovë. Zonja Gërvalla u inkurajua nga historia e çiftit Kallaba, por edhe i familjes së gjerë, si bërthamë njëqindvjeçare e arsimimit, që nga gjyshi hafëz Shefki Kallaba, babai-mësues veteran, Tefik Kallaba, e deri te gjeneratat e tashme prej dhjetëra intelektualësh e profesionistësh.

Mbi 70 nipa e mbesa të Hafëz Kallabës, me përgatitje shkollore akademike, janë frytet e farës së tij për arsimin, të cilin e deshi me shumë përkushtim.

Në përfundim të vizitës së saj në Familjen Kallaba në Roganë, zonja Gërvalla u shpreh e lumtur për mundësinë për të njohur më mirë historinë dhe kontributin e kësaj familjeje në shoqëri. Ajo u inkurajua nga vendimet dhe vendosmëria e tyre për të mbrojtur vlerat dhe traditat e tyre, duke e bërë Kosovën një vend më të fortë dhe më të bashkuar.

Po ashtu, takimi rezultoi se me bashkëpunimin dhe respektin reciprok, mund të ndërtojmë një shoqëri më të mirë dhe më të përfshirë për të gjithë.

Ministrja Gërvalla gjithashtu u njoftua me vizitat e turistëve zviceranë në Kosovë dhe Shqipëri, duke ndarë fotografi dhe fakte interesante nga këto vizita. Atmosfera ishte e emocionuar dhe e frymëzuar, duke sjellë një ngjallje të veçantë në takimin e tyre.

Ndonëse vizita ishte më tepër private, megjithatë, kandidatët Demiri dhe Kasumi pasqyruan pikëpamjet e tyre për qeverinë e ardhshme, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025. Ata premtuan një angazhim serioz në fushën e tyre profesionale.

Falënderimet e ndërsjella për pritjen e ngrohtë dhe premtimi për vizita të tjera të sërishme jashtë protokollit tregon respektin dhe përulësinë që zonja Gërvalla dhe ekipi i saj kanë për njerëzit e Dardanës.

Familja Kallaba u impresionua nga mbresat e lëna dhe të marra nga ministrja Gërvalla dhe kandidatët për zgjedhjet e ardhshme. Atmosfera ishte e ngrohtë dhe e frymëzuar, duke sjellë një energji pozitive dhe emocionuese në takimin e tyre./Xh.K./

- Advertisement -spot_img

Më shumë

- Advertisement -spot_img

Familja