13.5 C
Kosovo
12/03/2025

Përkushtimi artistik i fëmijëve me aftësi të kufizuara

Arkivi

Në sallën e koncerteve të Qendrës Burimore «Përparimi» në Prishtinë u mbajt edicioni i dytë i Festivalit, tashmë tradicional, «Muzika dhe arti si terapi».

Festivali, tashmë tradicional, «Muzika dhe arti si terapi» përmbylli edicionin e dytë me një koncert dhe ekspozitë të kuruar nga fëmijët me aftësi të kufizuara. Ky edicion u mbajt më 12 dhjetor 2024 në qendrën burimore «Përparimi» në Prishtinë, në moderim të Diellza Llugës. Seancat terapeutike muzikore, artistike dhe vallëzimi u zhvilluan gjatë muajit nëntor deri në datën e koncertit dhe ekspozitës.
Në ekspozitë morën pjesë nxënësit nga Qendra Burimore «Përparimi» dhe shkolla të tjera duke prezantuar disa prej pikturave të tyre, e të cilat janë në shitje. Koncerti u përgatit nga nxënësit e qendrës «Përparimi» dhe u pasurua me mysafirë nga shkolla të ndryshme në Kosovë.

Drejtoresha e këtij festivali, zonja Blerina Kallaba Pacolli u shpreh mirënjohje, fillimisht nxënësve të saj për pjesëmarrjen e tyre në festival, pastaj falënderon mysafirët që kontribuuan në suksesin e koncertit dhe ekspozitës. Pjesëmarrja e dy ish-profesorëve të Blerinës – Zekë Jusufi dhe Izet Kallaba, ishin një vlerë e shtuar e këtij festivali.
Ajo gjithashtu falënderon Komunën e Prishtinës, përkatësisht Drejtorinë e Kulturës, për mbështetje financiare, si dhe drejtoreshën e qendrës «Përparimi», zonjën Igballe Asllani – Potera për mbështetjen e vazhdueshme të këtij festivali. Zonja Kallaba – Pacolli po ashtu shprehu mirënjohje për shkollën e mesme të muzikës me drejtoreshën Jeta Dida Bujari për mbështetjen në projekt, duke mos anashkaluar as bashkëpunëtorët e saj që e ndihmuan në realizimin e këtij festivali, siç janë:  Ylberima Isufi Brahimi, Lindita Isufi, Syarta A. Mehmeti, Blerta Zabërgja, Fjonë Xheladini, Dafina Rudi, Diellza Lluga, Kosovare Maraj, , Granit Kallaba, Petrit Kallaba, Blendi Kallaba, Lundrim Rexha etj.
Në fjalën e saj përshëndetëse zonja Kallaba – Pacolli falënderoi edhe mësueset dhe nxënësit e tyre pjesëmarrës në festival, si: Antigona Gajtani, Violeta Kryeziu Popova, Festina Vejsa Shllaku, Tuti Leci, Lekë Gjurgjiali, Denita Dedushaj, Aida Gjikolli, Era Haliti etj.  Një falënderim shkon edhe për koleget e saj mësuese për realizimin e suksesshëm të këtij festivali.

Përndryshe, festivali doli të jetë i suksesshëm me 10 pikat muzikore të paraqitura para mysafirëve e në ekzekutim të nxënësve të Qendrës Burimore “Përparimi” nga Prishtina.

Enkas për këtë festival zonja Blerina Kallaba Pacolli shkroi tekstin për këngën “Më duaj kështu si jam”, të cilën e këndoi nxënësja Eda Maloku.

Programi pati këtë rrjedhë:

Eda Maloku – kënga “Më duaj kështu si jam” Prishtinë

Grupi muzikor ”Përparimi” përcjellje ritmike: Zilja Tring, Radetsky March nga J.Straus, Dance of the sugar plum fairy – Tschaikovsky, vallëzimin me “Better when I am Dancing” dhe “We will rock You”- Prishtinë

Festim Gashi- Twinkle Twinkle – Violinë – Prishtinë

Jon Thaqi – Sonatina – William Duncombe – piano – Prishtinë

Elion Paloja – Llulaby – J. Brahms – piano – Prishtinë

Yll Krasniqi dhe Elion Paloja “Baresha”: kitarë dhe piano – Prishtinë

Uran Hamiti – Holst “Pirati” piano – Prishtinë

Irem Krasniqi – J.Haydn – Sonata në D-dur Hob XVI 37 No. 50. Koha e parë – piano – Prizren

Ogren Zuzaku – Mora fjalë – piano dhe çifteli – Kamenicë

Lorita Islami (e cila i dha shpirt festivalit në mbështetje të miqve të saj të rinj) – kënga “This is me”

Drejtoresha e këtij festivali, z. Blerina Kallaba Pacolli, me këtë rast, dha mirënjohje për nxënësit pjesëmarrës dhe kontribuuesit tjerë, dhe thotë se ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi pozitiv dhe se ka shumë mundësi për të rritur dhe për të sjellë surpriza të reja në vitet në vijim./Xhevdet Kallaba/

- Advertisement -spot_img

Më shumë

- Advertisement -spot_img

Familja