1.5 C
Kosovo
14/11/2024

Katër mijë kilometra ecje nën ndriçimin orientues të yjeve

Arkivi

Kontributi dhe sakrificat e shqiptarëve në shërbim të ushtrisë turke, në kapërcyell të shekullit XIX , dhe guida katërmijë kilometërshe e roganasit – Saqip Nezir Rrudhani. (foto e huazuar nga interneti)

Në prag të tërheqjes së ushtrisë turke nga trojet shqiptare, përkatësisht të Ballkanit, kishte edhe mjaft ushtarë që po i shërbenin ushtrisë turke në luftërat e Azisë së Afërme, më konkretisht në Jemen. Më 1909, tashmë ishte bërë e ditur se dy ushtarë nga Rogana (Bajram dhe Xhemail Kallaba, atëkohë Sejdijeviq e Alijeviq), kishin mbetur të vrarë në Jemen. Derisa Xhemaili kishte qenë i pamartuar dhe kishte shkuar bedel (zëvendësim) në vend të vëllait të tij, Jasharit (që ishte Qaush në Roganë), Bajrami i Mehmetit Sejdiut kishte lënë gruan – Razën dhe vajzën Nurën. Më pas Raza ishte martuar në Hogosht dhe e kishte marrë edhe vajzën me vete. Mirëpo, nga frontet e Jemenit kishte edhe të atillë që ishin kthyer gjallë në vendlindje.

Me të mbaruar të një lufte (mbase) në Jemen, pesë shqiptarë nga rrethi i Gjilanit brengoseshin për kthimin e tyre në atdhe. Ata nuk parapëlqenin që të vazhdonin jetën në Turqi. Njëri prej tyre ishte Saqip Nezir Rrudhani (Haliloviq) (8.10.1859 – 3.5.1932) nga Rogana, i cili në shtëpi kishte lënë gruan dhe djalin, Ahmetin të lindur më 21.3.1881. Saqipi ishte i njohur për shkathtësitë e tij sa ushtarake, po aq edhe të njohjes së galaktikës. Gjatë një ndeje dreke u drejtohet shokëve: – nëse pranoni që të kthehemi duke ecur deri në shtëpi unë jua tregoj rrugën, por kushti është që ecja të bëhet vetëm natën; unë e njoh mirë pozitën e yjeve dhe në bazë të tyre orientohem deri në shtëpi. Këtë propozim shokët ia marrin më shumë si ngushëllim sesa për zgjidhje të problemit. Sidoqoftë, rrugëdalje tjetër nuk kishin dhe pajtohen që të nisen drejt Kosovës, e cila ishte rreth katër mijë kilometra larg. Tërë natën udhëtonin kurse ditën pushonin. Madje edhe kur ishte moti i lig e yjet nuk dukeshin nuk mund të udhëtonin. Dhe, kështu ecin me ditë, javë e muaj të tërë deri sa vijnë në Malet e Karadakut të Shkupit.

Një ditë, mëngjesi i zuri në një pyll jo fort të dendur pasi kishin kaluar grykën e Kaçanikut, në afërsi të Dardanisë së sotme. Ishin pesë veta, po aq edhe sa ishin nisur nga Jemeni. Njëri prej grupit ishte tejet i emocionuar nga suksesi i arritur dhe e kishte kapur edhe sikleti për një cigare duhan. Kishte dredhur cigaren dhe ishte vënë në siklet të madh, ngase i mungonte shkrepësja. Në një rrugicë rrëzë malit një fshatar po kthehej nga punët e fushës me një qerre. I doli përpara dhe i kërkoi një shkrepëse për ta ndezur cigaren. Ishte kohë e pakohë, me kaçakë e komitë gjithandej. Fshatari ishte tmerruar nga pamja e tij, e kishte shërbyer me shkrepëse dhe kishte vazhduar drejt shtëpisë, ndërsa ky ishte kthyer dhe ishte fshehur te një kaçube. Fshatari i frikësuar se ky njeri mund të jetë i rrezikshëm e i dëmshëm për familjen dhe fshatin e tij, shkon në shtëpi, merr pushkën dhe kthehet te vendi ku ishte strehuar udhëtari dhe e vret pa paralajmërim.
Kjo pakujdesi i kushtoi atij me jetë, por për pak mund ta kishin pësuar edhe shokët  e tij.
Të tjerët, të tmerruar nga ngjarja e papritur, vazhdojnë rrugën drejt shtëpisë së tyre. Nën hijen e natës, me shpresën për të arritur në destinacionin e tyre të fundit, ata vazhdojnë rrugën e tyre me guxim dhe vendosmëri.
Me çdo hap që bëjnë, udhëtarët ndjejnë emocionin dhe tensionin e rritur të aventurës së tyre. Nën dritën e yjeve, ata ndiejnë një ndjenjë të thellë të përulësisë dhe admirim për natyrën dhe fuqinë e saj. Rrugëtimi i tyre ishte një rrugë e vështirë dhe plot sfida, por ata janë të vendosur të vazhdojnë përpara, duke mos u trembur nga sfidat që i presin.
Në fund, pas një rrugëtimi të gjatë dhe plot sfida, udhëtarët arrijnë në vendin e tyre të dashur. Ata janë të lodhur, por të lumtur për aventurën e tyre të suksesshme dhe për aftësinë e tyre për të kapërcyer çdo pengesë në rrugën e tyre. Të gjithë e përqafojnë dhe e falënderojnë Saqipin për këtë shërbim jetësor.
Saqip Rrudhani dhe shoqëria e tij tregojnë se me guxim, vendosmëri dhe besim në veten dhe në fuqinë e natyrës, mund të arrish çdo qëllim dhe të kapërcesh çdo sfidë në rrugën tënde. Ata janë një shembull frymëzues për të gjithë ne për të mos u dorëzuar në rreziqet dhe sfidat që jeta na sjell, por për të vazhduar përpara me forcë dhe vendosmëri. /Xhevdet Kallaba, sajuar nga rrëfimet e familjarëve/

 

- Advertisement -spot_img

Më shumë

- Advertisement -spot_img

Familja