1.5 C
Kosovo
14/11/2024

Nga Ditari i prof. mr. Tefik Gecit: GJON SERREÇI KA QENË EDHE NË ROGOÇICË

Arkivi

Unë nuk e di mirë se sa herë Gjoni ka qenë i vendosur në fshatin tonë, në Rogoçicë, por e di se një natë ka qenë në shtëpi të Rasim Ahmet Rrudhanit, edhe ai ia ka pre një qengj. Këtë e di se Rasimi ka ardhur dhe më ka thirrur që të shkoj edhe unë në darkë. Rasimi më tha: – hajde se e kam mysafir Hamdiun me një katolik – i thoshin Gjonit.

Unë e disha prej Arif Suliqit edhe prej Mon Qehajës. Arifi ishte i pranuar edhe anëtar i NDSH-së, kurse unë dhe Moni ishim simpatizues që punonim por nuk ishim të regjistruar. Një herë tjetër Gjoni ka ardhur edhe te Shefkija i Abazit me Xhepën. Mirëpo as herën e parë, as herën e dytë nuk kam qenë, edhe Gjonin personalisht nuk e kam parë asnjëherë. Hamdiu e disa të tjerë kanë qenë edhe në shtëpinë tonë. …këtë që po e thotë Xha Limoni e mbaj mend edhe unë. Duke fjetur në odë unë me motrën e me dy vëllezër, natën me doli gjumi nga një zhurmë e lehtë, më shumë duke hëngër me çapitjen edhe me lugë që krisnin ndonjëherë nga pakujdesia e vogël. Ngadalë i hapa sytë në një dritë të vogël të llambës, i shikova ca njerëz siç m’u dukën në moshë e pa u rrue kah hanin shpejt e me një grykësi të dalluar, ndoshta nga uria, e ndoshta edhe nga frika mos po i zënë ndokush. E mbaj mend bile kur njani i tha babës tim se ky djalë u çue edhe mos po na sheh. Babai më shikoi mirë, por unë i kisha mbyllë sytë, edhe u bëra sikur po flija. Ata hëngrën bukë shpejt. Flitnin diçka për me shkue ma shpejt. Fill pasi hëngrën shkuan. I përcolli baba Metush edhe Xhaxhi Limon.

Hamdi Beha i kishte thënë disa herë Gjonit se në Rogoçicë e kemi një magacioner të mirë e besnik e ai është Limon Geci me të vëllanë Metush Gecin, të cilët nuk ngurojnë të na ndihmojnë. Ne i kemi dërgue dy-tri herë veshmbathje: opinga e pallto kur ishte ftohtë.

- Advertisement -spot_img

Më shumë

- Advertisement -spot_img

Familja