-1.5 C
Kosovo
23/11/2024

Donat Rrudhani nga Rogana shënon golin e parë për Kombëtarën

Arkivi

Dardanët shënuan fitore bindëse me rezultat 5:1 ndaj Qipros në Grupin 2 të Ligës C, ndeshja e gjashtë dhe të fundit për këtë edicion e cila u zhvillua në Stadiumin «Fadil Vokrri».

Në Ligën e Kombeve te edicionit 2022/2023, Kombëtarja e Kosovës e mbylli me fitore. Kjo ndeshje e zhvilluar sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” përfundoi me rezultat 5:1 në favor të «Dardanëve».

Pas golit të shënuar nga Donat Rrudhani, gol i cili ishte edhe i pari për të me fanellën e “Dardanëve”, ai tha se për të ishte ndjenjë e papërshkrueshme.

“E papërshkrueshme që të shënoj në stadiumin legjendar. Uroj çdo futbollist të ketë këtë ndjenjë. Jam i kënaqur që ndihmova ekipin”, u shpreh ai.

23-vjeçari nga Rogana, te skuadra zvicerane Young Boys luan si mesfushor, por ai u shpreh se për Kosovën është i gatshëm të luajë në çdo pozitë.

“Jam i gatshëm të luajë në çdo pozitë për Kosovën. Në skuadër [Young Boys] luaj më ofensiv, ndërsa te Kosova mbrojtës i majtë. Por, nuk e kam telashe, mund të luaj në çdo pozitë për Kosovën” u shpreh Donati.

Roganasit të ngazëllyer nga paraqitja e vendasit të tyre, atij i pregaditën edhe një mural në shenjë dashurie për të!

- Advertisement -spot_img

Më shumë

- Advertisement -spot_img

Familja