2.5 C
Kosovo
14/11/2024

Zgjerohet opusi i veprave të prof. dr. Naim Kryeziut: boton librin “AFORIZMA dhe CITATE”

Arkivi

Në vazhdën e shumë librave të përkthyer nga shqipja në gjermanisht dhe anasjelltas, si dhe punimeve të shumta autoriale shkencore, tani vjen edhe libri i radhës i prof. dr. Naim Kryeziut me titull: “AFORIZMA dhe CITATE” – nga autorë gjermanë, austriakë dhe zviceranë.

Në dritaren e tij të FB-së ai shkruan si vijon: – Magjia e aforizmave dhe citateve është fuqia e librave për të na ngushëlluar, sfiduar, frymëzuar dhe për të na argëtuar. Rëndësinë, rolin dhe fuqinë që ka libri për kulturën e përgjithshme të njerëzimit, në mënyrë mahnitëse e përshkruan shkrimtari amerikan Kllërens Shepërd Dei (Clarence Shepard Dey), ku ndër të tjera shkruan: “Bota e librave është bota më e bukur që ka krijuar njeriu. Gjithçka tjetër është kalimtare. Monumentet shkatërrohen, popujt zhduken, qytetërimet zhvillohen dhe më pas shuhen, dhe pas një periudhe errësire totale, gjithçka rindërtohet. Por në botën e librave ka vargje që kanë dëshmuar të gjitha këto dhe kanë mbijetuar, të paprekura dhe të freskëta si ditën kur u shkruan, të cilat ende prekin zemrat e njerëzve, duke rrëfyer për njerëz që ka kohë të ikur në përjetësi”.

Pak fjalë për autorin, prof. dr. Naim F. Kryeziu

Rreth 23 vjet ka punuar shef në kompaninë shëndetësore rehabilituese “Reha” Rajnfelden (Rheinfelden) në Zvicër (1989 -2012). Ai gjithashtu ka punuar si përkthyes me gojë dhe me shkrim në GBI në Bazel, Zvicër (1995 – 2005). Nga viti 1995 deri në ditët e sotme, ka qenë përkthyes me gojë dhe me shkrim, si dhe drejtues i kursit pranë Institutit Almag në Cyrih. Ai gjithashtu është përkthyes i licencuar me gojë dhe me shkrim për nevojat e Policisë dhe Gjykatës Rajonale në Rajnfelden, Zvicër që nga shkurti i vitit 1995.
Pas luftës së fundit, Naim Kryeziu kishte një ideal për dhënien e kontributit në fushën e Filologjisë, përkatësisht të Gjuhës gjermane, në Universitetin e Prishtinës.
Kështu, nga dhjetori i vitit 2013 deri më 2014 punoi si këshilltar i Rektorit të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë , ndërkaq gjatë vitit akademik 2015-2019 punoi profesor asistent në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren. Aktivitetet kryesore dhe përgjegjësitë e tij kishin të bënin me mësimdhënien e lëndëve të ndryshme në letërsinë gjermane.
Prej 1 mars 2009 ishte profesor asistent në Universitetin e Prishtinës « Hasan Prishtina » në Prishtinë, në mësimdhënien e lëndëve të ndryshme, si dhe përkthimin dhe interpretimin e teksteve në fushën e letërsisë gjermane.

Nga viti 2020 është sekretar i përgjithshëm në «PEN Qendra» e Kosovës.
Arsimi dhe trajnimi i tij e përfshijnë titullin e magjistraturës nga shkencat filologjike në Universitetin e Prishtinës, si dhe titullin e doktoratës nga shkencat filologjike me temën e veprës letrare të Hajnrih Hajnes dhe recepcionit të saj nga shqiptarët. Ai ka shpjeguar lëndë të ndryshme në nivelin Baçelor dhe Master, duke përfshirë letërsinë gjermane, teorinë e letërsisë, dhe përkthimin.
Gjithashtu, Naim Kryeziu ka publikuar punime në revista ndërkombëtare dhe ka marrë pjesë në konferenca shkencore me tema të ndryshme lidhur me letërsinë gjermane. Ai gjithashtu ka udhëhequr projekte shkencore dhe ka fituar çmime për punën e tij në fushën e përkthimit dhe letërsisë.

Prof. dr. Naim Kryeziu aktualisht punon profesor i rregullt pranë Universitetit të Prishtinës, dhe merret vazhdimisht me përkthime letrare e profesionale nga shqipja në gjermanisht dhe anasjelltas. Në fushën e përkthimit mund ta llogarisim edhe si aset kombëtar në Kosovë dhe jo vetëm, duke i dëshiruar suksese të vazhdueshme në fushën e krijimtarisë së tij intelektuale!/Xhevdet Kallaba/

- Advertisement -spot_img

Më shumë

- Advertisement -spot_img

Familja