12.5 C
Kosovo
22/11/2024

Ligjëratë vetëdijësimi për DIABETIN

Arkivi

Në kuadër të vetëdijësimit qytetar për sëmundjen e Diabetit, në Roganë të Dardanës/Kamenicës u mbajt një ligjëratë profesionale.

Në organizim të Shoqatës së Pensionistëve të Komunës së Kamenicës, përkatësisht Sindikatës së Pensionistëve, kryetar i së cilës është Milit Thaqi, sot (12 shtator 2024) u mbajt një ligjëratë rreth sëmundjes së Diabetit me pensionistët e Roganës dhe fshatrave përreth: Hodonoc, Muçivërc, Novosellë, Shipashnicë, Karaçevë, Dajkoc etj.

 

Me këtë rast, për këtë temë, ligjëroi Dr. Asllan Dërmaku, mjek në Qendrën e Mjekësisë Familjare «Shaban Geci» në Kamenicë. Nga të pranishmit pati pyetje të shumta, të cilave iu përgjigj Dr. Asllan Dërmaku.

Kjo ligjëratë u mundësua nga OJQ «Mundësia» nga Mitrovica. Të pranishmit patën mundësi që gjatë ligjëratës ta masin sheqerin në gjak, tensionin etj., nga shoqërueset e projektit, zonja Fatbardhe Haxhiu dhe Afërdita Tahiri, të cilat shpërndanë edhe fletushka me përmbajtje udhëzuese për sëmundjen e Diabetit.

Ndonëse pjesëmarrja ishte e kufizuar, interesimi për këtë temë ishte i madh nga pensionistët, shumica e të cilëve janë të prekur, pikërisht, nga kjo sëmundje, tha aktivisti-pensionist nga Rogana, Ramadan Kryeziu./Xhevdet Kallaba/

- Advertisement -spot_img

Më shumë

- Advertisement -spot_img

Familja