-0.5 C
Kosovo
23/11/2024

7 ushqimet që forcojnë imunitetin

Arkivi

Përhapja e shpejtë e pandemisë COVID-19, ka bërë që njerëzit të shqetësohen më tepër për shëndetin e tyre. Rrjedhimisht, të gjithë janë në forcojnë imunitetin e tyre. Në vazhdim ju sjellim ushqimet që sipas Daily Health Post, përmirësojnë sistemin tuaj imunitar.

Kosi dhe probiotikët tjerë

Organizmat probiotikë pretendohet se ofrojnë disa veti funksionale që përfshijnë stimulimin e sistemit imunitar.

Varietetet organike me cilësi të lartë të kosit janë më të mirat, vetëm sigurohuni që të bleni ato pa përmbajtje sheqeri. Kosi përmban vitaminën D, i cili është shumë i mirë për sitemin tuaj imunitar.

Hudhra

Hudhra është e njohur për vetinë e ngritjes së sistemit imunitar.

Ajo mban një pozitë të veçantë në histori, duke qenë e njohur për potencialin terapeutik. Ndonëse ka suplimente të ndryshme të hudhrës, asgjë nuk është e krahasueshme me dozën e hudhrës së freskët natyrale.

Tërshëra dhe elbi

Tërshëra dhe elbi,  është vërtetuar se përmirësojnë funksionin imunitar te kafshët. Fibrat e tretshme të tërshërës të kombinuara rrisin funksionin imunitar dhe ulin rrezikun e infeksionit, veçanërisht infeksionit të frymëmarrjes.

Posedimi i dozës së madhe të fibrave, bën që sistemi i tretjes të punojë mirë dhe kjo ndikon në mireqenien e tërësishme shëndetësore.

 Çaji i gjelbër dhe i zi

Çaji i gjelbër është treguar se mbron nga disa sëmundje degjenerative dhe vepron si një modulues imunitar në funksionimin imunodik të shkaktuar nga tumoret e transplantuara ose nga trajtimi kancerogjen”.

Ai është gjithashtu i lidhur me parandalimin e kancerit të mushkërive, zorrës së trashë, ezofagut, gojës dhe stomakut. Paralelisht zvogëlon rrezikun e disa sëmundjeve kronike.

Ndërsa çaji i zi konsiderohet të ketë të njëjtat efekte, në shkallë më të ulët.

Embrion gruri

Mos konsumimi i këtij produkti, ka rezultuar që mund të shkaktojë pasoja serioze në sistemin imunitar. Shkenctarët e kanë vërtetuar këtë duke ushqyer minj, të cilët kanë rezultuar me ngritje të shpejtë të imunitetit pas konsumimit të embrionit të grurit.

Vitamina C

Shumë njerëz zgjedhin që ta marrin përmes tabletave, por vitamina C gjendet në shumë ushqime si portokaj, spinaq, shegë, brokoli e domate.

Faktet kanë treguar se marrja e sasisë së duhur të vitaminës C dhe zinkut shkurtojnë kohëzgjatjen e infeksioneve të traktit respirator dhe ftohjet e zakonshme.

Xhenxhefili

Shumica e efekteve shëndetësore të xhinxherit lidhen me vetitë e saj anti inflamatore dhe si anti oksidant, por ai rezulton në ngritje të imunitetit gjithashtu.

Ai ka dëshmuar se ka potencial në trajtimin e sëmundjeve në tretje, çrregullimeve kardiovaskulare, të vjellave e kancerit.

- Advertisement -spot_img

Më shumë

- Advertisement -spot_img

Familja