13.5 C
Kosovo
20/09/2024

Në Ditëlindjen e 76-të të Nusret Kallabës – doajen i zhvillimit të futbollit në Roganë dhe Anamoravë

Arkivi

Në shënimin e 76-vjetorit të lindjes, trajneri i futbollit Nusret Kallaba merr vëmendjen e merituar për kontributin e tij të palodhur në zhvillimin e futbollit në zonën e Roganës dhe Anamoravës.

Gjithçka kishte filluar në vitin 1980, kur në Roganë themelohet klubi i parë i futbollit i cili pagëzohet „Bujku“ dhe për kryetar të parë ishte emëruar Sylejman Kryeziu, kurse për trajner Nusret Kallaba. Padyshim, raganasit përjetshëm do të jenë mirënjohës ndaj doajenit të futbollit, z. Nusret Kallaba, që për vite të tëra udhëhoqi klubin e futbollit „Bujku“ i cili për afro 20 vjet ishte sinonim i futbollit të Roganës dhe fshatrave përreth, por edhe më gjerë, duke paraqitur, jo vetëm lojëra të shkëlqyera e korrekte, por edhe edukatë të shëndoshë sportive dhe pozitë të mirë në tabelat e futbollit të nivelit përkatës komunal, rajonal dhe shtetëror.

 Më 1999 klubi përjetoi një periudhë të vështirë si pasojë e shkatërrimeve të luftës së vitit 1999. Megjithatë, edhe përkundër këtyre sfidave, lufta nuk arriti të shuajë shpirtin sportiv të Nusretit për ta zbuluar dhe mbështetur talentin futbollistik tek të rinjtë roganas, dhe ata të fshatrave përreth.
Duke shtjelluar këtë pasion, më 1 mars 2003, Nusreti udhëhoqi themelimin e shkollës së futbollit në Roganë, një paralele e ndarë nga Klubi i Futbollit «Drita» nga Gjilani – një ndërmarrje e mbikëqyrur ngushtë nga Kemajl Halimi. Kjo shkollë po përfaqësonte një fole për zhvillimin e lojtarëve të rinj, duke filluar nga grup-moshat e pionierëve të rinj me 29 nxënës, deri tek pionierët e moshuar me 27 nxënës, dhe vazhdoi të ndriçonte si një shembull i qëndrueshmërisë dhe rëndësisë së sportit si një mjet për bashkim dhe rritje edhe në periudha të vështira.
Rikujtimi i Nusret Kallabës si një prej figurave themelore të futbollit në këtë rajon, edhe në ditëlindjen e tij të 76-të, shërben si një kujtesë për të gjithë ata që janë të angazhuar në sport që të punojnë me përkushtim dhe të marrin role udhëheqëse për të motivuar brezat e ardhshëm.

Duke pasur parasysh rëndësinë e kësaj dite, dhe duke i bërë një falënderim publik z. Nusret Kallaba, atëherë po japim edhe emrat e nxënësve të dy grup-moshave me të cilat punoi, e të cilët, padyshim, i janë mirënjohës mësuesit e trajnerit të tyre, Nusret Kallaba.

Pionierët e rinj:

Flakron Spahiu, Blend Kallaba, Arbër Kryeziu, Flakron Basha, Faton Hashani, Erduan Kastrati, Granit Azizi, Taulant Kryeziu, Hekuran Kryeziu, Leurat Basha, Fitim Thaqi, Florent Kallaba, Berat Ramadani, Besart Rrudhani, Taulant Kallaba, Valmir Rrudhani, Artan Basha, Miran Kryeziu, Riad Kastrati, Valmir Abdullahu, Fidan Sejdiu, Visar Kastrati, Rinor Kastrati, Festim Kryeziu, Leart Kryziu, Arian Kryeziu, Flamur Kastrati, Durim Baxhuku dhe Engjëll Thaqi.

Pionierët e moshuar:

Herolind Kallaba, Alban Kryeziu, Sahit Kryeziu, Pajtim Kryeziu, Besnik Kryeziu, Enis Kastrati, Getoar Thaqi, Ardian Kryeziu, Hasip Kastrati, Valdrin Rrudhani, Kushtrim Foniqi, Armend Kastrati, Besim Kryeziu, Shkumbin Lenjani, Gëzim Kryeziu, Nehat Kryeziu, Kastriot Kastrati, Astrit Kryeziu, Dardan Thaqi, Arton Hajrullahu, Hekuran Kryeziu, Valmir Kryeziu, Shkodran Thaqi, Fitim Kçiku, Dibran Geci, Lundrim Kryeziu, Artan Rrudhani.

Të shpresojmë që një ditë trajneri Nusret Kallaba ta marrë edhe vëmendjen e përgjegjësve sportivë komunalë, e pse jo edhe në shkallë Kosove dhe të marrë mirënjohjen e merituar për zhvillimin e futbollit në komunën e Kamenicës/Dardanës!

Sidoqoftë, sot i bashkurojmë ditëlindjen e 76-të trajnerit dhe sportdashësit Nusret Kallaba!

- Advertisement -spot_img

Më shumë

- Advertisement -spot_img

Familja