12.5 C
Kosovo
22/11/2024

Udhëzim për krofne: 3 sekrete që e pengojnë thithjen e tepërt të vajit

Simboli i ëmbël i festave janë krofnet, ëmbëlsira këto që nuk kanë një recetë origjinale, por secila amvise e ruan me xhelozi mënyrën e saj të përgatitjes sa më të mirë të tyre. Kjo recetë ofron një mënyrë të përkryer gatimi të tyre me thithje të sa më pak yndyre, e cila më së tepërmi i afrohet origjinalit.

Arkivi

Krofne

Përbërësit:

  • 1 kg miell
  • 2 vezë të plota dhe dy vetëm të verdhat
  • 1/2 gote sheqer
  • 1 lugë të plotë caji kripë
  • 2 sheqer vanile
  • ½ pecivë
  • pak korre limuni të grirë
  • 1 lugë caji raki
  • 1 dcl vaj
  • 5 dcl qumësht
  • 1 katror tharmi të freskët

Përgatitja:

“Pak pecivë e shtuar në miell parandalon krijimin e flluskave, a luga me raki dhe temperatura e duhur parandalon thithjen e tepërt të vajit”

  1. Në një enë ngrohni 1 dcl qumësht (nuk duhet të jetë tepër e nxehtë) dhe shtoni një lugë caji sheqer dhe një lugë caji miell, përzijeni dhe shtojeni tharmin. Lëreni të vijë.
  2. Vezët tundini me sheqerin mirë dhe me pak kripë derisa të fitoni një shkumë, pastaj këtë shtojeni në miellin e matur më parë dhe të përzier me pecivë. Shtoni pastaj vaj të nxehtë, një lugë caji raki, shtojeni pastaj tharmin e shkrirë dhe qumështin e mbetur (prej ku keni marrë 1 dcl për ta tretur tharmin)
  3. Masën e arritur lëreni të vijë e më pas vendoseni në një vend të rrafshtë dhe hapen me trashësi 1 cm. Me një kallëp në formë rrethi prejini copat dhe lërini të vijnë, një herë nga njëra anë dhe pastaj nga na tjetër.
  4. Mbusheni tenxheren me vaj të nxehtë (vaji duhet të jetë i nxehtë, në asnjë mënyrë i rinxehur). Vendosini krofnet në vajin e nxehtë dhe kujdesuni që ana e parë e fryrë të jetë përsipër. Ngadalësojeni zjarrin, mbylleni kapakun dhe lërini për 20 sekonda të piqen, pastaj kthejini në anën tjetër të piqen, por pa e mbyllur kapakun (në këtë mënyrë në mesin e krofneve krijohet një vijë e bardhë, pothuajse si krofnet origjinale.
  5. Në një shiringë për krem futni pekmez dhe me të mbushini krofnet pasi t’i keni nxjerrë në një letër kuzhine.

Këshillë:

  1. Gjysëm pakoje “pecive” është me rëndësi të shtohet në miell, pasi ajo parandalon flluskat.
  2. Një lugë e vogël me raki e shtuar në brum, parandalon thithjen e tepërt të vajit. Gjatë vënies së krofneve në zjarr, keni kujdes të mos e teproni me numrin e tyre, për shkak të së cilave temperatura e vajit bie dhe krofnet nuk piqen si duhet, madje thithin më shumë yndyrë.
  3. Për të pasur sukses me këtë gatim, me rëndësi është që të gjithë përbërësit të jenë të ngrohtë, madje edhe miellin para se ta përdorni ngroheni në furrë 3 minuta, në temperaturë 20 grade celcius.
- Advertisement -spot_img

Më shumë

- Advertisement -spot_img

Familja