-0.5 C
Kosovo
23/11/2024

Nga arkivi humoristik i Roganës

Arkivi

Arkivi humoristik i Roganës është një thesar i rrallë që tregon historinë e këtij fshati nëpërmjet pjesëve humoristike. Kjo zonë është një vend i begatë me humoristë të talentuar që dinë si të garantojnë buzëqeshjen e gjithë komunitetit. Një prej ngjarjeve më të njohura të përfaqësuar në arkivin humoristik janë edhe programi humoristik i prezantuar në «Takimet e Vendlindjes 1994» në krye me humoristin Zeçir Kryeziu.

Takimet e Vendlindjes janë ngjarje e rëndësishme për komunitetin e Roganës. Në këto takime, gjithë banorët e sotëm dhe të mëparshëm kishin mundësi të takoheshin me bashkëvendës të shpërngulur jashtë Roganës. Ky takim sillte sërish kujtime të bukura të bashkëjetesës së vjetër dhe zhvillimeve të mëvonshme në fshatin e tyre të adhuruar.

Pjesëmarrja masive e mysafirëve nga i gjithë vendi dhe jashtë tregonte një vëmendje të veçantë ndaj kulturës dhe trashëgimisë së tyre. Humori dhe lojërat popullore të luajtura nga të rinjtë dhe të moshuarit i jepnin gjallëri gjithë manifestimit, saqë roganasit i prisnin me padurim takimet e radhës.

Arkivi nxjerr në pah edhe lojërat popullore të fshatit të Roganës. Lojërat, që janë në thelb një trashëgimi kulturore, janë trajtuar me çelësin e humorit. Në këtë takim, pati edhe gara sportive që u dhanë mundësinë të rinjve për të shfaqur aftësitë e tyre në sport. Hedhja e gurit dhe vrapimi me kuaj ishin të pranishme gjithmonë në këto takime. Përveç tyre, takimi te Ara Osmanit shpërfaqte nostalgji tek ata bashkëvendës që Roganën nuk e kishin vizituar me dekada.

Prof Tefik Geci, një personalitet i njohur i Roganës, ishte personi bosht në organizimin e atyre takimeve. Meqë ai ishte një historian i njohur, por edhe njohës i mirë i Roganës, ai u tregonte bashkëvendësve të tij histori humoristike dhe mrekullira të tjera që e bënin takimin më gjithëpërfshirës dhe argëtues.

Gjithashtu, garat në futboll dhe volejboll ishin të zakonshme dhe krijonin emocion të madh tek të pranishmit.

Një aspekt tjetër kulturor që u tregua në këtë takim ishte gatimi i ushqimeve tradicionale. Pjekja e flisë dhe e mishit në skarë evokohen edhe sot e kësaj dite. Kjo bënte që atmosfera të ishte mjaft e ngrohtë dhe argëtuese.

Në takime pati mysafirë edhe nga Prishtina, Ferizaji, Shkupi, Gjilani etj., madje pati edhe nga Shqipëria e Bosnje-Hercegovina.

Takimet e Vendlindjes 1994 ishin një manifestim i paharruar, i pasuar edhe në vitet në vijim. Këto takime tashmë janë bërë tradicionale dhe sjellin mysafirë edhe nga diaspora e shteteve perëndimore.

Përndryshe në Takimet e Vendlindjes zënë vend edhe tryeza të rrumbullakëta që trajtojnë tema të ndryshme kulturore e shkencore, por që synohet në të ardhmen ky manifestim të zgjerohet në më shumë ditë me program të zgjeruar promovues dhe informues.

Kësaj radhe Inforogana.com ju sjell tri pjesë humkoristike të luajtura në ditën e parë të manifestimit «Takimt e Vendlindjes 1994». /Xhevdet Kallaba/

- Advertisement -spot_img

Më shumë

- Advertisement -spot_img

Familja