11.5 C
Kosovo
11/03/2025

Ndahet nga jeta në moshën 62-vjeçare veprimtari Nazmi Foniqi nga Novosella e Kamenicës

Arkivi

 Nekrolog për Nazmi Foniqin

Roganë, 22 shkurt 2025

Me dhimbje të thellë dhe pikëllim të madh sot po ndahemi nga miku dhe bashkëvendësi ynë i çmuar, Nazmi Foniqi, i cili u largua nga kjo botë, duke lënë pas një trashëgimi të vyer të punës dhe përkushtimit ndaj familjes dhe atdheut.

Nazmi Foniqi lindi më 28 tetor 1963. Arsimin fillor e përfundoi në Roganë, ndërsa atë të mesëm në gjimnazin e Kamenicës. Pas përfundimit të shkollimit, emigroi në Zvicër (1991), ku me përkushtim dhe punë të palodhur ndërtoi një jetë më të mirë, duke ruajtur gjithnjë lidhjen e fortë me atdheun dhe komunitetin shqiptar.

 

Një humanist dhe patriot i vërtetë, Nazmiu dha një kontribut të çmuar në promovimin e arsimit shqip dhe në përpjekjet për pavarësinë e Kosovës. Para luftës së vitit 1999, ai shërbeu si kryetar i Degës së Cyrihut për Fondin 3%, një nismë që luajti një rol të rëndësishëm në mbështetjen e përpjekjeve për liri dhe shtetndërtim.

Në vitet e fundit të jetës, ai përballoi sfida shëndetësore, por asnjëherë nuk reshti së menduari për atdheun. Amaneti i tij i fundit ishte që të prehej në paqe në varrezat e fshatit Novosellë, Komuna e Kamenicës, pranë njerëzve të tij dashur.

Në këtë moment të dhimbshëm, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin dhe ta vlerësojnë.

Lavdi jetës dhe veprës së Nazmi Foniqit!

 

- Advertisement -spot_img

Më shumë

- Advertisement -spot_img

Familja