15.5 C
Kosovo
12/03/2025

Takim emocionues dhe i përzemërt pas 20 vjetësh

Arkivi

Në bashkërendim me Besnik Jakupin, në restorantin “Konaku” në Berivojcë të Kamenicës, të enjten më 16 janar 2025 u organizua një takim miqësor i ish-oficerit të lartë të KFOR-it, Kolonel John Wilson dhe ish-zëvendëskryetares së Komunës së Kamenicës, zonjës Nexhmije Kallaba.

Ishte ky një takim mbresëlënës pas 20 vjetësh në Kamenicën piktoreske, që zë vend të veçantë në zemrat e shumë njerëzve. Padyshim, gjatë misionit të tij në Kamenicë, ai ishte impresionuar tej mase nga angazhimi i zv/kryetares Kallaba në udhëheqje të vendit dhe bashkëpunimit me KFOR-in.

John Wilson kishte shërbyer në Kosovë dy mandate, në periudhën 2004 – 2006, dhe me interesim të madh kishte ndjekur zhvillimin e Kamenicës multietnike, me theks të veçantë ndërtimin e paqes dhe harmonisë ndërnjerëzore në këtë cep të Kosovës. Në përfundim të misionit atij i kishin mbetur shumë njerëz të Kamenicës në zemër, të cilët me kënaqësi do t’i takojë gjatë këtij qëndrimi në Kosovë.

Dreka e përbashkët e organizuar me z. Wilson, zonjën Nexhmije Kallaba, Besnik Jakupin, Fatmir Krasniqin dhe Xhevdet Kallabën ishte një rast për të evokuar kohën e kaluar dhe për të ndarë impresionet e tyre për zhvillimin e Kamenicës në dekadat e fundit.

Për ta nderuar zonjën Kallaba ai kishte sjellë një dhuratë si shenjë e respektit dhe admirimit për punën e saj në ndërtimin e vendit.

Pas këtij takimi, z. Wilson premtoi se do ta vizitojë familjarisht Kosovën dhe Kamenicën përsëri në të ardhmen. Ai shprehu falënderimin e tij për bashkëpunimin dhe miqësinë e shumë njerëzve të këtij qyteti dhe tha se do të kujtojë gjithmonë me dashuri kohën e kaluar në Kamenicë.

Duke i uruar qëndrim të këndshëm dhe në shenjë respekti të ndërsjellë edhe zonja Kallaba e falënderoi për vizitën dhe i dhuroi një shishe-verë vendore prodhuar nga Veraria e Rahovecit./Xhevdet Kallaba/

- Advertisement -spot_img

Më shumë

- Advertisement -spot_img

Familja