15.5 C
Kosovo
12/03/2025

Përfundimi mirë, gjithçka mirë…!

Arkivi

 

Pas kërkesave të shumta drejtuar Kuvendit Komunal të Kamenicës, që nga viti 2016, projekti për rregullimin e përroit te lagjja “Kallaba” në Rogaçicë, që lidh edhe disa shtëpi të lagjes së “Muhaxhirve”, më në fund po realizohet me sukses. Përfundimi mirë, gjithçka mirë, thotë proverbi popullor!

Në vazhdën e realizimit të projekteve të shumta në Komunën e Kamenicës, në fshatin Roganë/Rogaçicë po realizohet me sukses projekti për rregullimin e kanalizimit dhe të kanalit të ujërave atmosferikë në lagjen “Kallaba” te Tyrbja, pjesë e të cilit janë edhe disa shtëpi të lagjes së Muhaxhirëve.

Projekti po realizohet nga NPSH “Arenaa” nga Ferizaj nën udhëheqjen e drejtorit Afrim Salihu me menaxherin, Endrit Salihu dhe inxhinierin, Mexhid Rizani, si dhe punëtorë tjerë ndihmës. Këto punime, në baza ditore, po i mbikëqyrin përgjegjësit komunalë, Hasan Rapuca dhe Mexhid Zylfiu.

Realizimi i këtij projekti për rregullimin e kanalizimit dhe të kanalit të ujërave atmosferikë është një sukses i madh për komunën e Kamenicës. Me këto punime të mrekullueshme janë sanuar dëmtimet e shumta që në vazhdimësi kanë sjellë ujërat e rrëmbyeshëm atmosferikë për banorët e kësaj lagjeje. Po ashtu, ndaras, është rregulluar edhe kanalizimi i ujërave fekale, duke siguruar një mjedis më të pastër dhe më të sigurt për banorët e lagjes.

Në të ardhmen, urojmë që zbrazja e kanalizimit të bëhet në një kolektor të posaçëm dhe jo në lumë, duke e bërë sistemin më efikas dhe të qëndrueshëm në kohë. Banorët e lagjes janë mirënjohës dhe falënderues për realizimin e këtij projekti të rëndësishëm për komunitetin lokal.

Ky sukses tregon se me përpjekjet dhe bashkëpunimin e të gjithëve, mund të arrijmë qëllimet tona për një mjedis më të pastër dhe më të sigurt për të gjithë. Realizimi i këtij projekti është një hap i madh drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe mirëqenies së komunitetit tonë.

Kështu pra ftojmë autoritetet komunale që të vazhdojnë mbështetjen e iniciativave për mbrojtjen e mjedisit dhe për rritjen e cilësisë së jetës në fshat./Xhevdet Kallaba/

 

 

- Advertisement -spot_img

Më shumë

- Advertisement -spot_img

Familja