8.5 C
Kosovo
22/11/2024

Ndahet nga jeta në moshën 82 vjeçe prof. Qemajl Kryeziu

Arkivi

Në Hagen të Gjermanisë, më 17 qershor 2024 u nda nga jeta në moshën 82 vjeçe bashkëvendësi ynë prof. Qemajl Kryeziu. Varrimi i të ndjerit bëhet sot pasdite (19.6.2024) në varrezat e Matit në Prishtinë.

Me pikëllim të thellë dhe dhimbje marrim lajmin e një humbjeje të madhe, ndarjen nga jeta të prof. Qemajl Kryeziut. Qemajli lindi më 19 prill 1942 në fshatin Roganë, ish Rogaçicë, komuna e Dardanës – ish Kamenicë. Profesori Kryeziu përjetoi një udhëtim jetësor të pasur dhe të ndritshëm, duke ndikuar në shumë pjesë të jetës shoqërore dhe të arsimit shqip.

Pas shkollës fillore në vendlindje dhe gjimnazit në Gjilan, Prof. Kryeziu ndoqi studimet në Universitetin e Sarajevës, përqendruar në Gjuhën dhe kulturën franceze. Me pasionin e tij për mësimdhënie, ai shërbeu si profesor i gjuhës frënge për 22 vjet në Gjimnazin «Zenel Hajdini» në Gjilan dhe në pjesë të tjera të Kosovës.

Prof. Kryeziu shfaqi një përkushtim të veçantë ndaj arsimit dhe promovimit të kulturës shqiptare në mërgatë. Për rreth 20 vjet ai punoi si mësues i gjuhës dhe kulturës shqiptare në Dortmund dhe rajonin e Hagenit, për fëmijët e punëtorëve shqiptarë. Bashkëpunimi i tij i ngushtë me mësuesin e aktivistin Kemajl Qallaku tregoi angazhimin e tij të palodhur për rrënjët dhe identitetin shqiptar, duke ndihmuar në ruajtjen dhe përhapjen e trashëgimisë sonë kulturore.

Si një figurë e rëndësishme e komunitetit shqiptar në mërgatë, prof. Qemal Kryeziu dha një kontribut të jashtëzakonshëm për pavarësinë e Kosovës, duke qenë një prej aktivistëve aktivë të LDK-së në mërgatë. Përshkrimet e tij të pasionuara për atdheun dhe angazhimi i palodhur në shërbim të komunitetit tregojnë shembullin e tij si lider dhe intelektual i respektuar.

Bashkëfshatarët e tij nga Rogana dhe mbarë komuniteti shqiptar e kujtojnë me respekt dhe dashuri për kontributin e tij të padiskutueshëm ndaj arsimit dhe trashëgimisë kulturore. Dhe, në këtë kohë të dhembjes por edhe të krenarisë, shprehim ngushëllimet tona më të ndjera familjes dhe miqve të tij të afërt. Prof. Qemajl Kryeziu la pas një shenjë të pashlyeshme në zemrat e të gjithë atyre që e njohën dhe e respektuan atë. U prehtë në paqe! /Xhevdet Kallaba/

PS: Shprehje ngushëllimi nga bashkëvendësi ynë dr.prof. Bahtijar Kryeziu:

Në pamundësi që të jem me ju, bile për disa çaste, meqë jam jashtë vendit, pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta për atë burrë të veçantë! Me këtë rast ngushëlloj familjarët e kushëririt Qemajl Kryeziu si dhe të gjithë bashkëfshatarët e mi, me të cilët sot bashkëndjej dhimbjen për humbjen e kushërirt tonë, prof. Qemajl Kryeziu!

- Advertisement -spot_img

Më shumë

- Advertisement -spot_img

Familja