Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në Roganë u shënua me organizimin e një turneu futbolli për futbollistët e rinj të këtij rajoni.
Roganë, 17 shkurt 2024
Në përvjetorin e 16-të të Pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe në përkujtim të figurës më emblematike sportive, jo vetëm të Anamoravës, prof. Musa Thaçit, AF “Bashkimi” nga Koretini & Rogana organizoi Turne Futbolli për grupmosha U9 – U14 në të cilin morën pjesë: KF Presheva, shkollat fillore të Busavatës, Topanicës, Koretinit, Shipashnicës së Poshtme, Kopërnicës, Karaçevës së Epërme, Roganës, Llabjanit, Koznicës e Slivovës.
Në një atmosferë impozante në fushën e mbuluar të Roganës – «Rogana Sport» u tregua futboll shumë cilësor, atraktiv dhe në suaza të ferplejit.
Në të dy konkurrencat, AF “Bashkimi” nga Koretini u tregua më i përgatitur, duke fituar Kupën e më të mirit. Ky ekip, në finale, e mposhti ekipin e shkollës fillore të Karaçevës së Epërme, ndonëse futboll më cilësor treguan karaçevasit dhe roganasit, sidomos në dy lojërat eliminatore.
Lojtari më i mirë ishte Eldin Gërbeshi ndërsa lojtarja më e mirë, Gresë Kovani.
Vendi i dytë u shpërblye nga organizatori me gjashtë topa futbolli, ndërsa nikoqiri – roganasit, me katër topa futbolli.
Karakteristikë e turneut ishte loja e disiplinuar e të gjithë pjesëmarrësve dhe paraqitja e shumë fëmijëve – talente të reja, të cilët, pa dyshim, meritojnë kujdes më të shtuar nga organet përkatëse sportive.
Ky turne – në nderim të kontributdhënësit sportiv në fundshekullin e 19-të, prof. Musah Thaçit, tashmë do të jetë tradicional, çka, një gjë të tillë, ROGANASIT duan dhe dinë ta bëjnë.
Falënderim i posaçëm shkon për preshevarët dhe trajnerët (arsimtarët) e Kulturës fizike të Roganës dhe Karaçevës së Epërme.
Drekimi i përbashkët i fëmijëve (lojtarëve) në restorantin “Pishat”, në Karaçevë, ishte edhe një rast shtesë që pjesëmarrësit e këtij turneu të njihen edhe më për së afërmi, e që, mes tjerash, po ashtu, është synim i këtij projekti sportiv.
/ Shaip Thaçi/