13.5 C
Kosovo
20/09/2024

Turneu futbollistik “Rogana 2023”

Arkivi

Në Roganë, më 9 korrik nisi turneu në futboll të vogël “Rogana 2023” në të cilin do të marrin pjesë 32 epike, e që garojnë me sistem lojërash eliminatore.

Një grup i të rinjve roganas, nën udhëheqjen e Lirim Kryeziut, ka disa ditë që bëjnë punët përgatitore për ta realizuar turneun e radhës, që tashmë ka bërë traditë disavjeçare. Në mungesë të një fushe të veçantë për të rinjtë e fshatit, ata aktivitetet sportive i realizojnë në fushën e shkollës së fshatit.

Meqë turneu është i hapur, për sivjet janë paraqitur ekipe nga Kosova dhe Lugina e Preshevës. Numri i ekipeve ka qenë i kufizuar në 32. Sikur edhe vitet e mëhershme, që nga paslufta e fundit, dashamirët e sportit kalojnë gati një muaj duke shikuar futboll atraktiv me lojëra gjithnjë e më të mira.

 

Korrektësia dhe serioziteti i organizatorëve të turneut të sivjetshëm, me një staf prej 13 personash, përfshirë këtu edhe referët dhe mjekun ka rezultuar që tribunat e shikuesve, që në ditën e parë, të jenë të plotësuara. Prandaj në ditën e parë të këtij turneu ishin rreth 700 shikues moshash dhe gjinish të ndryshme. Ndër ta kishte edhe shumë mërgimtarë nga Zvicra, Gjermania, Austria, Franca, SHBA etj.

Në hapje të turneut të sivjetshëm ishte edhe kryetari i Komunës së Kamenicës z. Kadri Rahimaj i shoqëruar nga deputeti Driton Hyseni.

Duke pasur parasysh turnetë e viteve të mëparshme, sivjet pritet që fushën e futbollit të SHFMU “Metush Krasniqi” ta vizitojnë shumë tifozë të futbollit. Dita e parë dha një pasqyrë se ky turne ka shikueshmëri të madhe edhe nga fëmijët dhe të rinjtë e të rejat, por edhe nga të moshuarit.

Sipas shortit, në ditën e parë u luajtën katër lojë nga tridhjetë minuta: Flamurtari – Desivojca 2:3; Dardana – Përlepnica 1:3, Besa – Win Win Petrit 1:5 dhe Florim Rushiti – Muhaxhirët 2:0 (Muhaxhirët nuk u paraqitën në fushë). Të gjitha këto ndeshje u referuan nga referët: Valbon Hoxha dhe Faton Jakupi, ndërkaq mjeku kujdestar ishte Dr. Rabit Dërmaku.

Në ditët në vijim pritet të ketë shikueshmëri edhe më të madhe. / Xh.K.

- Advertisement -spot_img

Më shumë

- Advertisement -spot_img

Familja