Në datën 15 prill të vitit 2023 u zhvilluan me sukses garat individuale të Badmintonit.
Klubi i Badmintonit «Rogana» shënoi rezultate të mrekullueshme, ku në kategorinë «U-15 vajzat» Rita Guda arriti vendin e dytë. Në kategorinë «U-15 djemtë», Aid Kastrati fitoi vendin e parë, ndërkohë që në kategorinë «U-17 djemtë», Ertol Lenjani doli me vendin e dytë dhe Bardh Guda arriti vendin e tretë. Suela Keka arriti vendin e tretë në kategorinë «U-19 vajzat», ndërsa në kategorinë «Senior djemtë», Ali Kastrati mori vendin e dytë dhe Albi Kallaba fitoi vendin e tretë për «Roganën». Rezultatet janë një dëshmi e punës së palodhur dhe profesioniste të trajnerit Besnik Kastrati dhe nxënësve të klubit të Badmintonit «Rogana».