Mbi qiellin e atdheut tim
Kalova këndej pari me të njëzet e katër marsin
të vitit njëmijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e nëntë
në qiellin e kaltër ushqeja shqiponjat e hekurta me kerozinë
te truall i babait kisha mendjen, do çliroja Dardaninë.
Rixa*, mbiemrin ma thonë latinët,
po trimërinë ma fali im baba
ndaj i kam borxh për jetë
t’ia lartësoj mbiemrin Kallaba.
Që ditën e parë të kushtrimit për atdhe
Vullnetare për luftë u paraqita
Operacionet Desert Shield e Desert Storm
Në mendjen time çdo ditë i kisha.
Ekuipazhin e aeroplanit A KC-135 E
Tashmë e kisha trup e komb e fe
78 ditë luftime nga qielli
I dedikova për Amerikë e për atdhe.
*Rixa (lat) – Kallaba
Xhevdet Kallaba