-0.5 C
Kosovo
22/11/2024

Klubi i Volejbollit për Femra “Feniks” është një histori suksesi!

Arkivi

I formuar në vitin 2018 dhe nën drejtimin e kryetares Selvete Rahimaj dhe trajnerit Burim Rahimaj, klubi tani është një pretendent serioz për të ngjitur në Superligë, pasi fitorja e fundit e çoi atë në pozitën e parë në Ligën e Parë.

Lojtaret e mrekullueshme Alba Matoshi, Gerta Kallaba, Shkurte Vllasi, Elbiona Kallaba, Erza Rexha, Erisa Hoda, Erina Dervishi, Havishe Thaqi dhe përfshirë poashtu kapitenen e talentuar Minire Lenjani, kanë dhënë gjithçka në garën e 10 xhirove, tashmë 5 prej të cilave kanë përfunduar.

Përderisa Klubi Feniks është krenar për përpjekjet dhe arritjet e tyre, ata po kërkojnë në mënyrë aktive edhe më shumë mbështetje institucionale dhe sponsorizuese për t’i ndihmuar ato të arrijnë qëllimet e tyre dhe të vazhdojnë në rrugën drejt suksesit.

Komuna e Kamenicës, cdoherë ka qenë dhe mbetet të jetë një vatër e madhe e talentëve në fusha të ndryshme, prandaj institucionet duhet të drejtojnë fokusin e tyre edhe më shumë në rininë, respektivisht ardhmërinë e vendit, u shpreh trajneri Burim për InfoRogana.

Ndersa kryetarja e klubit Selvete Rahimaj u shpreh se është krenare për vajzat dhe përkushtimin e tyre në arritjen e sukseseve, pa marrë parasyshë sfidave të ndryshme.

 

- Advertisement -spot_img

Më shumë

- Advertisement -spot_img

Familja