-0.5 C
Kosovo
23/11/2024

Teatri Kombëtar i Kosovës zbret në Kamenicë me shfaqjen “Molly” të regjisores Sibel Abdiu

Arkivi

Në kuadër të manifestimit Flaka e Janarit, në shtëpinë e kulturës “Isa Kastrati” në Kamenicë u dha shfaja dy aktëshe “Molly”.

Shfaqja ishte një rrëfim i historisë së perosnazhit – Molly, një grua e verbër qysh kur ishte foshnjë. Domosdoshmëria për t’iu nënshtruar një operacioni, për të cilin sfidohen tej mase vetë Molly, por edhe kirurgu Rajs (Rice) dhe bashkëshorti i zonjës Molly, z. Frank, dëshmojnë se sa e rëndësishme është këmbëngulësia e vetë pacientes, por edhe e mjekut për ta kthyer shikimin pacientja e tij. Monologjet me fragmente tekstesh here-herë të gjata pasqyrojnë përkushtimin e aktorëve teatrorë për interpretim mjaft të realizuar. Një bashkërenditje e tekstit me lëvizjet trupore dhe gjestikulacionet e mirëkoordinuara pasqyrojnë nivelin e lartë të aktorëve: Afrim Muçaj, Verona Koxha dhe Bujar Ahmeti. Ndërkaq regjisorja, Sibel Abdiu, përmes kësaj shfaqjeje, trimëron edhe shumë vajza e djem të Kosovës që janë të prekur nga kufizime trupore, ndër ta, pra, edhe të verbër, se njeriu nuk duhet të dorëzohet para kurrfarë ndodhie.

Inspiciente e shfaqjes qe Nazmije Krasniqi, kurse menaxheri i teatrit, z. Beqir Beqiri ndahet tejet i kënaqur me publikun artdashës të Kamenicës me ç’rast falënderon për bashkëpunim drejtoreshën për kulturë në Komunën e Kamenicës, zonjën Rinë Matoshi. Xh.K.

 

 

- Advertisement -spot_img

Më shumë

- Advertisement -spot_img

Familja