13.5 C
Kosovo
20/09/2024

Manifestimi kombëtar “Flaka e Janarit” tashmë po ravijëzohet edhe në Dardanë/Kamenicë

Arkivi

Brenda harkut kohor të manifestimit kombëtar “Flaka e Janarit 2023” që po mbahet këto ditë në Gjilan, ky manifestim tashmë po ravijëzohet edhe në Dardanë.

Në ambinetet e bibliotekës së qytetit, dje më 26 janar 2023 në Dardanë, duke filluar nga ora 12,  u mbajt orë letrare kushtuar dëshmorëve të Janarit të shumë periudhave që nga koha e Skënderbeut e gjer në ditët e sotme. Në vazhdën e aktiviteteve të shumta klubi letrar “Nositi” organizoi orë letrare, duke tubuar poetë nga mbarë vendi. Sikur edhe shumë aktivitete të tjera edhe kjo orë letrare u bë nën patronatin e kryetarit të Komunës së Dardanës/Kamenicës, z. Kadri Rahimaj, në bashkëpunim edhe me Drejtorinë për Kulturë Rini e Sport.

Këtë orë letrare e hapi kryetari i Klubit Letrar “Nositi”, z. Nexhat Rexha, ndërkaq manifestimin e moderoi Nurije Demi.

Kjo orë letrare kishte karakter garues, porse brenda saj pati edhe deklamime poezish jashtë konkurrencës. Njëzet e një poetë lexuan poezitë e veta para një auditoriumi heterogjen për nga gjinia, mosha, shkollimi e profesioni, saqë orës letrare i dhanë një dimension gjithëpërfshirës dhe begatues.

Juria profesionale në përbërje të poetëve: Ramadan Mehmeti, Arsim Halili dhe Baki Krasniqi u ndodh para një sfide të përzgjedhjes dhe vlerësimit të punimeve letrare të prezantuara në këtë orë letrare.

Sidoqoftë, pas dëgjimit të poezive dhe konsultimit profesional, juria vlerësoi u përcaktua për katër poezi për tri vendet e para.

Vendi i parë autores Minivere Muja – Maka për poezinë “Janar”; Vendi i dytë autorit Shefik Shkodra për poezinë “Mërgimtari”; ndërkaq vendin e tretë e ndanë Selvete Abdullahu dhe Shpresa Ajvazi-Shehu.

Këtë orë letrare e begatoi edhe prania e shumë nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme, që është një risi e inicuuar nga Drejtoria e Arsimit e Komunës së Dardanës. Janë këta nxënës që veprojnë në seksionet letrare të shkollave të ndryshme të komunës.

Ëshë për t’u përshëndetur edhe mbështetja financiare e sponzoruesit “Vëllezërit Borovci” SHPK nga Dardana.

Poetët që fituan tri vendet e para u shpërblyen me mirënjohje, të cilat i dha kryetari i Komunës, z. Kadri Rahimaj, ndërkohë që u dorëzuan nga drejtoresha e DKRS-së Rina Matoshi. Xh.K.

- Advertisement -spot_img

Më shumë

- Advertisement -spot_img

Familja