13.5 C
Kosovo
20/09/2024

“Way to Go” edhe në Roganë me projekt për edukimin e të rinjve!

Arkivi

Projekti “Way to Go”, ditën e diel me datë 22 janar 2023, vizitoi edhe Roganën, duke ofruar mbështetje në aktivitete të ndryshme për të rinjtë. “Way to Go” ka për qëllim të bashkojë adoleshentët në një stil jetese të shëndetshme, duke promovuar aktivitetin fizik, çiklizmin, ecjen, natyrën, punëtori me ndikim në mjedis si dhe tolerancën ndëretnike. Ky Projekt mbështetet nga UNMIK – United Nations Mission in Kosovo dhe implementohet nga Fondacioni UTALAYA.

Nën rrezet e diellit me shumë entuziazëm dhe me plot energji, filluam aktivitetet për këtë vit, në qytetin e Kamenicës. Shkolla SHMLM » Sejdi Kryeziu» në Roganë hapi dyert e shkollës për nxënësit e katër shkollave siç ishin: “Dëshmorët e Kombit”, “Abdullah Krashnica”, “Gjimnazi Serb” në Kamenicë, si dhe nga shkolla “Rexhep Mala”.

Të rinjtë e moshës 14 deri 18 vjeç, nga komunitete të ndryshme etnike, u bashkuan për një jetë më të shëndetshme.

Filluam me ecje në natyrë përgjatë “Shtegut të Roganës” nën udhëheqjen e Utës si guidë, gjithashtu këtij aktiviteti iu bashkëngjitën edhe mësimdhënësit, prandaj edhe ecja ishte plot hare. Të rinjtë patën rastin të njiheshin me njëri-tjetrin dhe të krijonin shoqëri të reja.

Demonstrimi i teleskopit dhe funksioni i tij nga Astronomy Club of Kosova dhe vrojtimi i diellit me të, ngjalli kureshtjen për të rinjtë, të cilët të mirinformuar shtronin pyetje nga më të ndryshmet.

Për fund ishte Uta ajo që u demonstroi atyre hapjen e tendave dhe rregullat për shtrirjen e kampingut. Aktiviteti u përmbyll me garën plot energji në mes të tri grupeve, të cilat kishin për qëllim të ngrisnin tendat.

Në mesin tonë patëm kënaqësinë të kishim të pranishëm përfaqësues nga UNMIK-u, të cilët na mbështesin në realizimin e këtij projekti.

https://www.facebook.com/utalaya

- Advertisement -spot_img

Më shumë

- Advertisement -spot_img

Familja