Mos qëndroni më me gojën mbyllur! Largojeni frymën e keqe me një ilaç tërësisht natyror, të përgatitur me mente, livando dhe sherebelë.
Problemi i frymës së keqe prek shumë njerëz dhe është telash për ata që e vuajnë. Por cilat janë shkaqet që e krijojnë këtë problem? Në shumicën e rasteve kjo ndodh për shkak të një higjiene orale joadekuate ose të pamjaftueshme; ose mund të ketë probleme dentare, grimcat e ushqimit që nuk janë larguar pas ngrënies, problemet e tretjes ose pirja e duhanit.
Një ilaç natyror për të mposhtur atë që është quajtur zakonisht halitosis, është një çaj bimor me sherebelë, mente dhe livando. Ja se si përgatitet:
Përbërësit:
– 3 gr. livando;
– 3 gr. sherebelë;
– 3 gr. mente.
Përgatitja:
Grimconi dhe përzieni së bashku këto bimë, pastaj shtoni 120 ml ujë të vluar dhe lëreni kështu për 10 minuta. Përdoreni këtë çaj për të shpëlarë gojën disa herë në ditë.