4.5 C
Kosovo
22/11/2024

Kujdes fjalorin, mos i shani fëmiët!

Arkivi

Qeshemi dhe shkrihemi nga butësia kur fëmijët tanë flasin fjalët e tyre të para. E gjitha kjo është e ëmbël derisa e dëgjojmë sharjen e parë. Atëherë duhet të reagoni në mënyrën e duhur.

Fëmijët duhet të pasurojnë fjalorin e tyre, por, definitivisht jo me sharje. Prindërit shpesh në mënyrë jo të mirë sillen në këso situata: reagojnë shpejt, mërziten apo edhe në disa raste, fatkeqësisht, qeshen, dhe kjo u duket si argëtim. Ky është vendimi më i keq.

Vogëlushët, sigurisht, nuk e dinë domethënien e shumë fjalëve që fillojnë t’i ‘hedhin’ në fjalorin e tyre, e kështu as sharjet. Për këtë secili reaksion i shpejtë; e qeshura, kritika e ashpër, vëmendje e theksuar mund të përkeqësojë situatën dhe ta bëj fëmija të vazhdojë me sharje.

Më së miri është që fëmiut me ton të mirë t’i tregoni që nuk është mirë ajo që ai ka thënë, p.sh t’i themi që i hidhëron njerëzit përreth. Theksojani që gjithmonë t’ju pyes nëse nuk e di domethënien e fjalës.

Theksojani fëmija që askush në shtëpi nuk përdor aso fjalësh. Fëmijët edhe pse nuk i kuptojnë fjalët, e kanë kuptuar (nga kushdo që e kanë mësuar) që përdoret (zakonisht) në raste nervoze apo frustrimi. Andaj duhet t’u tregoni mënyra tjera se si t’ia bëjnë me hidhërim, që është në rregull të jetë nervoz, por nuk bën të thotë fjalë të pista.

Nëse vazhdon me këtë sjellje, mund të provoni ta injoroni, derisa fëmiut nuk i mërzitet, apo kohë pas kohe t’i thoni që nuk është në rregull dhe që do ta dënoni nëse vazhdon kështu. Mos provoni ta pyesni fëmiun ku e ka mësuar këtë fjalë, kush i ka thënë, sepse jo gjithmonë e dëgjon nga njerëz. Vogëlushi juaj me siguri nuk kujtohet ku e ka dëgjuar, sepse aty janë TV, këndet e lojërave, fëmijët tjerë, komshinjtë…Të gjithë këta mund të jenë ‘bartësit’.

Shikoni fëmijën tuaj dhe rrethin e tij dhe ndoshta e gjeni ‘burimin’. Ju mbetet fikja e televizionit apo ndërrimi i kanalit kur fillojnë sharjet, kontroll më e kujdesshme e shokëve me të cilët fëmija shoqërohet dhe ngjashëm. Karshi kësaj, sigurisht, ruajuni dhe çfarë flisni. Nëse bashkëshorti juaj apo ndokush nga familja shan e gjitha kjo bie në ‘ujë’.

- Advertisement -spot_img

Më shumë

- Advertisement -spot_img

Familja