15.5 C
Kosovo
19/09/2024

Stela e Kalasë së Dardanës në ekspozitën e organizuar në New York, si pjesë e artefakteve nga koleksionet e trashëgëmisë arkeologjike shqiptare!

Arkivi

Ekspozita «Ritual and Memory», paraqet thesaret e paparë të Ballkanit të lashtë – duke përfshirë një stelë nga Kalaja e Dardanës në Kamenicë – të mbledhura për herë të parë në NYC!

Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në një program që do të përfshijë një turne ekspozite private, duke shfaqur objekte arkeologjike të përdorura nga banorët vendas, në festime dhe funerale, duke na ftuar të shqyrtojmë besimet, praktikat rituale dhe komunitetet që bashkohen në qytetërimet e lashta të rajonin e Ballkanit.

Kalaja e Dardanës është një vend arkeologjik në kodrat e Kamenicës së sotme në Kosovë. Gjatë antikitetit klasik ishte vendbanim në majë kodre dhe kështjellë e Dardanëve.

Ky program është krijuar dhe prezantuar nga Albanian Institute (Instituti Shqiptar) në bashkëpunim me Institutin për Studimin e Botës së Lashtë në Universitetin e Nju Jorkut (NYU).

Programi paraqet vepra nga periudha e neolitit deri në epokën e hekurit nga njëmbëdhjetë vende të Evropës Juglindore, duke përfshirë artefakte nga koleksionet e trashëgimisë arkeologjike të Shqipërisë dhe Kosovës.

Stela që përfaqëson kortezhin funeral, 500–100 p.e.s., guri, Kamenicë, Republika e Kosovës, H. 93 cm, L. 125 cm, D. 22 cm, Muzeu Kombëtar i Kosovës, Prishtinë, Kosovë. Photo © Field Museum, photographer Ádám Vágó.

Vëmë re se 1247 artefakte nga koleksionet e trashëgimisë arkeologjike të Kosovës u morën në fund të viteve 1990 dhe ende mbahen në Serbi. Kosova vazhdimisht ka kërkuar kthimin e përhershëm të artefakteve atje ku i përkasin, në vendlindje.

Ruajtja, promovimi dhe aksesi në trashëgiminë kulturore dhe arkeologjike kombëtare është një pjesë e rëndësishme e punës dhe misionit tonë.

Kjo stelë, është zbuluar në Kamenicë të Kosovës dhe daton rreth rreth. 500-100 p.e.s., që përshkruan një skenë kortezhi funerali të udhëhequr nga një grua, ndoshta bashkëshortja e të ndjerit, e cila ndiqet nga arkivoli i një burri dhe një grup vajtuesish.

Kjo gëdhendje është gërmuar në Kalanë e Dardanës dhe një ritual i ngjashëm praktikohet edhe sot nga banorët shqiptarë të rajonit malor të Malësisë së Gjakovës.

Kur e shiqojmë me kujdes, femrat vajtuese të kësaj ceremonie funerale shihen të veshura me fustane që ngjajnë shumë me xhubletën, gjë që mund të argumentohet se ka ngjashmëri me veshjen tipike të grave autoktone, me shumë gjasa të përdorura që nga epoka e bronzit dhe të veshur ende sot në pjesët malore të Shqipërisë. Kjo stelë mund të përfaqësojë kështu një traditë të thellë shpirtërore të gjatë që lidh ritualet e së kaluarës parahistorike me kohën tonë të sotme.

Kalaja e Dardanës është një lokacion arkeologjik i vendosur në kodrat e Kamenicës së sotme, në Kosovën lindore. Ishte vendbanim dhe kështjellë në majë kodre të Dardanëve gjatë antikitetit klasik dhe u rindërtua në epokën e vonë romake.

Ky program është krijuar në bashkëpunim me Institutin për Studimin e Botës së Lashtë në Universitetin e Nju Jorkut (NYC).

Përkthyer nga portali Albanian Institute

- Advertisement -spot_img

Më shumë

- Advertisement -spot_img

Familja