13.5 C
Kosovo
20/09/2024

Njoftim për lexuesit

Arkivi

Të nderuar lexues,

Duke uruar festën e ndërrimit të motmoteve, me dëshirën që viti 2023 të sjellë fat, shëndet e suksese në jetën tuaj, ju njoftojmë se që nga dita e sotme (1 janar 2023) po fillojmë me botimin e gazetës lokale elektronike “Info Rogana”.

Me botimin e gazetës periodike “InfoRogana” patëm filluar qysh në vitin 2006, me ç’rast ishin botuar tre numra, e, në përpjekje për të mbajtur lexuesit të informuar për të kaluarën dhe të sotmen e Roganës me rrethinë.

Kështu, në rubrikën e arkivit të gazetës së tanishme elektronike do të keni rastin që të lexoni shumë artikuj të botuar në atë kohë.

Shpresojmë që ky portal t’ju mbajë në vazhdimësi të informuar për të arriturat e Roganës dhe jo vetëm, por edhe të jetë një mundësi ndërkomunikimi me qytetarë të kësaj pjese të Kosovës.

Me nderime shoqërore,

Redaksia

 

- Advertisement -spot_img

Më shumë

- Advertisement -spot_img

Familja