Jemi krenar që roganasja Florentina Kallaba po na perfaqëson në UEFA Euro 2022 në futsall. Regaime pati edhe nga perfaqesues të FFK-së ku nuk munguan lëvdatat.
Krenar që Federata e Futbollit e Kosovës po përfaqësohet nga gjyqtarja Florentina
Kallaba në fazën finale të UEFA Euro 2022 në futsall.
E përgëzoj për ndarjen e drejtësisë në ndeshjen gjysmëfinale ndërmjet Portugalisë dhe Hungarisë. Uroj që sa më shumë gjyqtare e gjyqtarë të kemi në nivele të tilla.
Futbolli i Kosovës ka ecur para në çdo segment, falë përkushtimit dhe punës profesionale të të gjithëve. Në këtë drejtim jemi duke krijuar edhe ekipin e gjyqtareve për futboll me stema të FIFA-s, teksa jemi në pritje të pajisjes me stemë të FIFA-s edhe të një ekipi tjetër të gjyqtarëve pas propozimit të bërë nga Komisioni i Gjyqtarëve në FFK, u shpreh Agim Ademi.