Në objektin e shkollës fillore „M.Krasniqi“ të Roganës mësimet i zhvillon edhe paralelja e ndarë e gjim-nazit „Ismail Qemali“ nga Dardana si dhe paralelja e ndarë e shkollës së mesme teknike „Andrea Durrsaku“, po ashtu nga Dardana. Nxënësit mësimet i zhvillojnë në drejtimin e shkencave natyrore dhe në drejtimin e përgjithshëm. Në këto drejtime janë të përfshirë 252 nxënës të përfshirë ne 8 parale prej vitit të 10-të deri në vitin e 12-të. Nga shtatori i vitit 2006 pritet të regjistrohen edhe tri paralele të klasës së 10-të, dhe me këtë bëhet i plotë shkollimi i mesën. Me këta nxënës punojnë 20 mësimdhënës dhe dy punëtorë ndihmës. Kuadri arsimor është 80% i kualifikuar. Shumica e profesorëve mbajnë orë edhe në qendër, pra në Gjimnazin e Dardanës. Karakteristikë e këtij viti është se mësi-mi për drejtimin e shkencave natyrore dhe për drejtimin shoqëror gjuhësor zgjatë tri vjet, duke pasur parasysh se këto drejtime kanë përfunduar shkol-lën fillore 9-klasëshe. Në vitin shkollor 2005/2006 janë 33 maturantë. Kjo paralele ka përgjegjës të mësimd-hënësve Muzafer Kallabën i cili zbaton urdhërat e drejtorisë nga qendra, por kryen edhe punë sekretarie i ngarkuar edhe me mbikëqyrjen e punëtorëve ndihmës dhe punë të tjera organiza-tive.
Nxënësit e drejtimit të shkencave naty-rore përfundojnë shkollimin e mesëm pas vitit të tyre të 12-të të mësimit, ndërsa nxënësit e drejtimit të përgjithshëm përfundojnë shkollimin e mesëm pas përfundimit të vitit të 13-të të mësimit. Si shkollarë të mesëm trajtohen nxënësit prej klasës së 10-të. Në këtë vit shkollor janë tri klasë të dhjeta me gjithsej 92 nxënës; tri klasë të njëmbëdhjeta me gjithsej 97 nxënës si dhe dy klasë të dymbëdhjeta me gjithsej 63 nxënës.
Pagat neto të mësimdhënësve janë: për profesorët nga 197 euro, kurse për punëtorët ndihmës nga 121 euro. Në kuadër të paraleles së ndarë në Roganë nuk funksionon asnjë shoqëri kulturore artistike e as ndonjë grup teatror. Për ndonjë organizim jashtëmësimor mund të flitet vetëm për garat sportive në lojën e futbollit dhe të volejbollit e që kanë karakter ndërklasor. Më herët janë organizuar krose pranverore dhe vjeshtore në atletikë ndërkohë që tani kanë pushuar së organizuari.
Pasoja e mungesës së lokaleve ndjehet edhe në fushën e bibliotekarisë. Nxënësit kryesisht furnizohen prej bib-liotekës qendrore në Dardanë, edhe pse, thënë realisht, lexueshmëria nuk kënaq kërkesat e nevojshme. Një orë mësimi zgjatë vetëm 30 minuta në vend të orës së paraparë 45 minuta. Krahas gjimnazit, në po të njëjtin objekt mësimet i zhvillojnë edhe gjashtë paralele me gjithsej 167 nxënës (96 meshkuj, 71 femra) të Shkollës së mesme tekinike “Andrea Durrsaku”. Nga shtatori do të shtohen edhe dy paralele që nëkupton se edhe Shkolla e mesme teknike do të jetë e plotë në Roganë. Me këta nxënës aktualisht punojnë 12 profesorë dhe dy punëtorë teknikë. Përgjegjës për mësimdhënësit e teknikës në Roganë është Nezafet Rrudhani.
Xhevdet Kallaba
Botuar në revistën periodike «info Rogana» – shkurt 2006