15.5 C
Kosovo
19/09/2024

U themelua Klubi i Atletikës “Rogana” në Roganë

Arkivi

Bazuar në sukseset e arritura të atletëve dhe atleteve të fshatit Roganë, të cilët gjer më tani garonin nën ombrellën e klubeve të tjera, u mor vendim që tani e tutje këto suksese të adresohen në klubin e sapoformuar “ Rogana” në Roganë.

Atletët me renome mbarëshqiptare, ballkanike dhe evropiane siç janë, Zijadin Kryeziu, Lulzim Kallaba, Shehat Rrudhani, Diana Qehaja etj, janë të bindur se klubin atletik “Rogana” do ta përfaqësojnë dinjitetshëm kudo që do të garojnë. Ata janë të kënaqur që tash e tutje kupat, medaljet dhe diplomat e fituara në gara do t’i stolisin vitrinat e klubit atletik “Rogana”në Roganë.

Maratonisti me renome evropiane, Zijadin Kryeziu (në foto me nr. 60) tash e tutje mbronë ngjyrat e Roganës.

Kryesia 13 anëtarëshe e klubit të sapoformuar më datën 18.12.2005 është zotuar që të japë kontributin maksimal që, përveç atletëve të njohur, nga kjo trevë, të zbulojë edhe talente të reja në fushën e atletikës-mbretëreshës së sporteve. Kryesia zgjodhi edhe udhëheqësinë e klubit: Nezafet Rrudhani, kryetar, Florim Kryeziu, zëvendëskryetar, Mirsad Kryeziu, sekretar dhe Bejtullah Kryeziu arkëtar.U zgjodh gjithashtu edhe Shtabi teknik i klubit në përbërje prej Zijadin Kryeziut, trajner dhe anëtarët Agim Kallaba, Shefket Rrudhani dhe Florim Sh.Kryeziu. Ky lajm, shpresojmë do t’i gëzojë edhe shumë bashkatdhetarë në diasporë, të cilët kanë premtuar përkrahjen financiare të këtij klubi.

Xhevdet Kallaba

Botuar në revistën periodike «info Rogana» – shkurt 2006

- Advertisement -spot_img

Më shumë

- Advertisement -spot_img

Familja