-0.5 C
Kosovo
22/11/2024

Revista IV blegtorale “Bereqeti 2005”

Arkivi

Në ambientet e Kooperativës Bujqësore “Bujku” të fshtatit Roganë, në praninë e disa qindra bujqve dhe blegtorëve të rajonit të Anamoravës u mbajt Revista e katërt blegtorale “Bereqeti 2005”. Revista pati edhe karakter garues, me ç’rast për blegtorët më të mirë organi-zatori ndau shpërblime stimuluese. Merret vesh se blegtoria e Kosovës gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2005 është begatuar me 5000 krerë lopësh të racës produktive të qumështit si rezultat i premtimeve për subven-cionim të çmimit grumbullues të qumështit. Kohëve të fundit flitet për ndalesë të kësaj mase stimuluese nga ana e Fondit Monetar Ndërkombëtar, akt ky që e ka shkaktuar ndërprerjen e stimulimeve në këtë sektor.

Shumë fermerë të Komunës së Dardanës pritën me interesim të madh mbajtjen e Revistës së katërt blegtorale me karakter rajonal “Bereqeti 2005”, që u mbajt më 24 shtator 2005 në Roganë (Rogaçicë). Për fermerët e këtushëm tashmë është bërë traditë kultivimi, sidomos i gjedhëve që, përveç karakterit kultivues të kenë edhe karak-ter garues. Revistën e shpalli të hapur drejtori i Kooperativës bujqësore “Bujku” në Roganë, z.Agim Spahiu. Në emër të strukturave komunale manifes-timin e përshëndeti Zëvendëskryetarja e Komunës së Dardanës zonja Nexhmije Kallaba, e cila e mbështeti angazhimin e fermerëve dhe apeloi nga strukturat e Ministrisë së Bujqësisë për subven-cionimin dhe garantimin e prodhimeve bujqësore.

Pjesëmarrje masive në revisten blegtorale “Bereqeti 2005” në Roganë

Nga Ministria e Bujqësisë e Kosovës të pranishëmve u foli z. Qazim Kukalaj, ushtrues detyre i sekretarit të përhershëm pranë Ministrisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural. Ai i inkurajoi bujqit e Anamoravës për të arriturat në blegtori, duke i njoftuar për përparësitë që ka vënë Ministria e Bujqësisë në zhvillimin e blegtorisë, ushqimin e shëndoshë dhe për-mirësimin e gjedhit. Pjesëmarrësit i për-shëndeti edhe drejtori i Drejtorisë për Ekonomi i Komunës së Dardanës, z. Raif Ramabaja, si dhe përfaqësuesi i Lidhjes së kooperativave të Kosovës, z. Basri Topalli. Të pranishëm ishin edhe Prof.Dr. Ilmi Cena, Prof.Dr. Nuridin Mestani, pastaj Bajram Imeri, drejtor i Departamentit të Blegtorisë dhe Bajram Batusha, shef i Sektorit për Ekoturizëm dhe Gjueti.

Për vlerësimin e eksponateve blegtorale u angazhuan Prof.Dr. Ilmi Cena, Prof. Dr. Nuridin Mestani dhe Fadil Musmurati, veterinar.

Për prodhimet blegtorale organizatori ndau disa shpërblime stimuluese: Për kalin më të mirë shpërbleu pronarin Murat Kërçelin nga Lisocka, për buallicë prodhuesin Fadil Zubakun nga Topanica, për viçin më të mirë Bujar Kastratin nga Karaqeva dhe për gjedhin më të mirë Nebih Thaqin nga Muçiverci. Risi në këto gara ishte prodhimi i lepu-jve me ç’rast organizatori shpërbleu Nijazi Kryeziun nga Rogana. Për kul-tivimin e deleve u vlerësuan blegtorë të kategorisë së parë Enver Krasniqi nga Dajkoci dhe Naser Lakna nga Rogana, për kategorinë e dytë Rexhep Rrudhani, ndërkaq për kategorinë e tretë Shaban Kryeziu që të dy nga Rogana. Konkurrencë atraktive ishte kultivimi i mështjerrave dhe lopëve qumështore. Një konkurrence të madhe për mësht-jerrën më të mirë i sfidoi bujku Sabri Basha nga Hodonoci.

Vendi i parë për lopën qumështore në kategorinë “Kampioni” – pronar Nazush Hashani

Punën më të madhe komisioni e pati me përzgjedhjen e lopëve qumështore. Vendin e tretë e zuri pronari Bajram Kryeziu nga Rogana, të dytin Hysen Hoxha nga Kopërnica dhe vendin e parë prodhuesi Naip Sinani po ashtu nga Kopërnica. Si zakonisht në gara të tilla komisioni përzgjedh edhe dy kategoritë më të mira të revistës “Elita” dhe “Kampioni”. Për kategorinë “Elita” u shpërblye pronari Afrim Lenjani nga Fshati i Ri, kurse për atë “Kampioni” vendin e parë e zuri pronari Nazush Hashani nga Muçiverci.
Për të gjithë pjesëmarrësit e revistës organizatori kishte përgatitur një koktej rasti.

Xhevdet Kallaba

Botuar në revistën periodike «info Rogana» – shkurt 2006

- Advertisement -spot_img

Më shumë

- Advertisement -spot_img

Familja