Info Rogana: Jeni njëri ndër intelektu-alët e Roganës që nuk jetoni më në Roganë, përse?
Bahtijar Kryeziu: Pyetja juaj ngërthen në vete një përgjigje dhe një pyetje – në të njëjtën kohë. Unë hëpërhë nuk jetoj në Roganë, por kudo jetoj me Roganën dhe njerëzit e Roganës. As dje e as sot nuk ua kam kthyer shpinën këtij vendi e këtyre njerëzve. Shpeshherë vi këtu. Këtu kam tokën e të parëve të mi. Kam varret e më të dashurve. Ruaj ëndrrat e këtij dhe për këtë nënqiell. Këtu e ndjej veten më çlirshëm se kudo tjetër. Këtu kam kaluar ditët e fëmijërisë dhe të rin-isë. Kam jetuar dhe jetoj prore me këta shokë e vëllezër që sot kanë mbi supet e tyre më se 50 vjetët e vuajtjeve, çfarë sot nuk i ka kush në Evropë, por i mbaj thellë në zemrën time edhe kujtimet për ditët e vitet e gëzimit e të haresë, ato të fëmijërisë, që nuk harrohen dot. Gjithkund më përcjell Cukeli, Gojfili, Brija, Garrameli… arat, malet, fushat, kodrinat, gjelbërimi. Grigja dhe kam-bana e bagëtive. Blegërima e deleve dhe e qengjave. Nga një breg fyelli i bariut, nga bregu tjetër kënga e ndon-jërit prej tyre. Të lehurat e qenve të natës së qetë të fshatit ose kënga e gjelave herakë të çdo mëngjesi. Dimër a verë… Një mozaik i vërtetë jete të begatshme e të ngrohtë. Përkundër asaj jete të njëtrajtshme e monotone në qytet: asfalt, çati shtëpish, zhurmë shur-dhuese automobilash, erëra nga më të ndryshmet. Do t’i kisha ndërruar me gjithë qejf të gjitha këto të qytetit, pa hezitim, për ato të dikurshmet – të fshatit, po të ishin kushtet tjera. Përse nuk jetoj më në Roganë, nuk është krejt faji tek unë. Këto janë procese të jetës. Të pandalshme. Njeriu nganjëherë e fiton njërën, duke humbur tjetrën. Kjo ka të bëjë edhe me mua, ashtu si edhe me shumë të tjerë. Jeta i ka ligjet e saj. Nganjëherë më bëhet sikur edhe njeriu, si qenie më e përso-sur, fsheh në vete primitivizmin më të madh! Shihni: edhe njerëzit më të mençur se unë kanë vepruar dhe vepro-jnë disi kështu. Bëhen udhëheqës –edhe të shtetit. Fitojnë pushtet, duke humbur lirinë. Është mirë kjo?
Info Rogana: Kur jeni larguar nga Rogana, ku jetoni dhe çka punoni aktu-alisht?
Bahtijar Kryeziu: Kurrë përfundimisht nuk jam larguar nga Rogana. Përveç asaj që përmenda, edhe shumë doku-mente i kam ende të pandryshuara. Edhe tokën e kam në Roganë. Pjesën më të madhe të pashitur. Jam këtu gati për çdo javë. Ndërkaq, de fakto, në Roganë nuk punoj që nga viti 1977. Fillova të punoj atëherë në Dardanë për të kaluar pas 16 muajsh në SHLP të Gjilanit, e që nga vjeshta e vitit 1983 erdha edhe me banim në këtë qytet, ku jam edhe sot. E desha dhe e dua punën në arsim. Atë në universitet, në veçanti. Deri para katër vjetësh isha profesor i SHLP-së, ndërkaq qe katër vjet jam pro-fesor i rregullt në Fakultetin e Edukimit të Prishtinës – Qendra në Gjilan. Aktualisht jam edhe në cilësinë e prodekanit të kësaj qendre.
Nga veprimtaria profesionale-shken-core deri më tani kam botuar nja 60 artikuj e studime, kryesisht në fushën e gjuhësisë, edhe për Roganën dhe disa shkrime publicistike, kurse tani jam duke përgatitur veprën e gjashtë për botim. Në të ardhmen – të shohim.
Info Rogana: Ç’keni bërë për vendlindjen tuaj si intelektual pasi që e keni lëshuar atë?
Bahtijar Kryeziu: Për vendlindjen, si për fëmijën e vet, njeriu kurrë nuk bën mjaft, ose, së paku kështu më duket mua, me gjithë disa angazhime të bëra, sa herë që është kërkuar prej meje ose që e kam parë të arsyeshme të bëj. Në vitet e 70-ta së bashku me disa aktivistë të tjerë të fshatit organizuam asfaltimin e rrugëve të fshatit. Më 1979 (isha kryetar i Dhomës Shoqërore –Politike të Kuvendit të Kamenicës), me përkrahjen edhe të strukturave të tjera komunale arrita të organizojmë një emision televiziv (ishte paraparë Strezoci) për fshatin më aktiv të Kosovës “Rogaçica ‘79”, kur strukturat komunale rrënuan shtëpinë e vjetër të kulturës, një gërmadhë të tipit rus, të cilën asnjëherë më parë nuk na e lejuan ta heqim nga oborri i shkollës dhe u rinovua shtëpia e kulturës “Selver e Emin Kryeziu”, të cilën sot e kemi. Atëbotë TVP-ja na e dhuroi edhe një televizor. Këtë kohë, me disa vendas (në mos gabofsha: Ruzhdi Rrudhani, Salih Kallaba dhe dikush tjetër) siguruam edhe një trafo për Katushnicë, me shumë pak para. Me ndihmën e ish-drejtorit të Drejtorisë për çështje Pronësore Juridike të Kamenicës, të ndjerin Faik Kryeziu, me ish-drejtorin e Kooperativës bujqësore “Bujku”, Rizah Keka dhe me përkrahjen e ish-kryetarit të KK të Kamenicës, Sejdi Berisha, në momentin e fundit organizuam që Kuvendi Komunal i Kamenicës të mira-tojë vendimin për ekspropriimin (shpronësimin) e tokës për tregun që tani e ka Rogana. Rihapja e gjimnazit në Roganë, në vitin shkollor 1990/91, po ashtu u bë pasi intervenuam në Prishtinë (Ruzhdi Rrudhani, Salih Kallaba, Sejdi Rrudhani dhe unë), meqë kishim raporte të mira me ish-zv.sekre-tarin e Bashkësisë Krahinore të Arsimit, tashmë të ndjerin, mr.Haqif Canajn dhe me sekretarin e Pleqësisë së Arsimit, mr.Zeqir Demi etj. S’është modeste të thuhet por po theksoj edhe këtë se sa herë që aktivistët e fshatit kanë kërkuar ndihmën time, për aq sa kam ditur e mundur, atë ua kam ofruar: ndonjë shkrim për ndonjë përvjetor, mbishkrim-in që mban përmendorja e Selver dhe Emin Kryeziut etj. Edhe botimi i mono-grafisë së shkollës fillore “Metush Krasniqi” (pas 50 vjetësh të veprim-tarisë së saj) dhe tani botimi i pjesës së dytë, e cila besoj se do të dalë nga shtypi derisa të botohet edhe ky numër i revistës, kujtoj se paraqesin një ndihmesë dhe dëshmi se unë dhe disa vendas të tjerë, nuk do ta harrojmë kurrë vendin e lindjes sonë – pa pre-tenduar se nuk është dashur të bëjmë edhe më shumë për të.
Info Rogana: Keni qenë nismëtar për themelimin e FISH-it në Roganë më 1992 dhe kryetar i tij – cili ka qenë qël-limi i këtij forumi atëbotë?
Bahtijar Kryeziu: Përgjigjen do ta jap me një rend të anasjellë. Forumi i Intelektualëve Shqiptarë (FISH-i), që më vonë mori karakter edhe kombëtar, u themelua në Prishtinë, më 16.2.1991, me kryetarin e parë të saj akademik Mark Krasniqin e pastaj atë e udhëhoqi akademik Rexhep Qosja, për ta shtrirë veprimtarinë e tij edhe në Shqipëri, me në krye intelektualin e kardiologun e njohur prof.dr.Pandeli Qina. FISH-i ishte një shoqatë e dalë nga një qerthull -shoqatë tjetër më e vogël -“Koekzistenca”, e cila së pari u themelua në Gjilan (më 23.4.1990) me iniciativën e dr.Faik Shkodrës, veprim-tarit të palodhshëm, Hetem Bajrami, të ndihmuar edhe prej disave prej nesh. Ishte kohë e thyerjeve të mëdha. Kohë e rëndë për shqiptarët, jo vetëm të Kosovës. Kohë kur Milosheviqi kishte fil-luar luftërat në disa republika të ish-Jugosllavisë e ishte vetëm çështje dite kur këtë do ta bënte edhe në Kosovë –siç edhe ndodhi. Intelektualët bën atë që mund të bëhej në atë kohë: me reag-ime, peticione (ai i 217 intelektualëve), me padëgjueshmëri (edhe gjithëpopul-lore), me themelimin e ndonjë shoqate, siç ishte “Koekzistenca” (“Bashkëjetesa”), derisa kjo fjalë nuk e humbi çdo kuptim të saj.
FISH-i atëherë kishte degët e tij jo vetëm në të gjitha qytetet e Kosovës, por edhe në qytetet e banuara me shqiptarë edhe në Maqedoni e Mal të Zi. Në fshatra nuk kishte nëndegë. Me iniciativën e bacë Sejdiut dhe bacë Tefikut (të ndjerit Sejdi Z. Kryeziut dhe mr.Tefik Gecit), pas një bisede me mua e pastaj me ndërmjetësimin e ish-sekre-tarit të përgjithshëm të FISH-it, dr. Faik Shkodra dhe timin te profesor Qosja, të bindur se ai do të na përkrahë, zhvillu-am aktivitetet tona në fshat (më 19.4.1992 dhe 26.4.1992) dhe më 3 maj 1992 themeluam nëndegën e FISH-it edhe në fshatin Roganë, e para nëndegë e themeluar në një fshat të Kosovës, me qëllim të një ndihme që do të japin për çështjen kombëtare, sado modeste, edhe intelektualët e kësaj ane.
Ju më thatë se keni qenë kryetar i parë i nëndegës së FISH-it të Roganës. Jo. Në krye të Kryesisë së FISH-it, zgjodhëm mr. Tefik Gecin, kurse mua kryesia më zgjodhi delegat të kësaj nëndege për FISH-in qendror.
FISH-i, pas konstituimit dhe të disa aktiviteteve të tij, më 26.12.1992, në kuadër të shënimit të “Ditës së mar-tirëve roganas”, me rastin e 80-vjetorit të Ditës së Flamurit, mori edhe disa qëndrime që: sheshi i fshatit te xhamia të marrë emrin “Sheshi i Flamurit”; rruga nga xhamia e përgjatë fshatit të quhet rruga e “Martirëve”; “Takimet e intelektualëve” (që fillimisht i kishim menduar vetëm të intelektualëve) i pagëzuam “Takimet e vendlindjes”, që ishte ngjarje e parë, jo vetëm për fsha-trat e Dardanës, por me sa kemi mësuar edhe e para ngjarje e këtij lloji në Kosovë, të cilat takime tashmë janë bërë tradicionale. Në atë mbledhje hod-hëm idenë për themelimin edhe të një muzeu, e cila iniciativë, për fat të keq, edhe sot e tërë ditën ka mbetur vetëm ide.
Info Rogana:Çfarë është bashkëpuni-mi i intelektualëve roganas me ata të shpërngulur?
Bahtijar Kryeziu: Do të thosha – jo i mirë. Rogana ka shumë intelektualë: mbi 80 vetë me shkolla të larta; mbi 100 me fukaltete të mbaruara; 7 magjistra; 4 doktorë shkencash dhe 1 gjeneral ushtrie. Një armatë e tërë njerëzish që mund të bëjnë edhe më shumë. Jo vetëm në bashkëpunimin tonë të ndërsjellë, por edhe për fshatin tonë e më gjerë.
Info Rogana: A mendoni se intelektu-alët roganas mund të bëjnë më tepër për Roganën dhe në cilat fusha?
Bahtijar Kryeziu: Jo që mund, por edhe duhet të bëjnë më shumë. Në të gjitha fushat e jetës. Unë kujtoj se Rogana ka nevojë për ta dhe ata për Roganën. Autoriteti i disave prej intelektualëve roganas mund të ndikojë që sa më parë Rogana të bëhet qendër komunale. Këtë status e ka pasur (me ndërprerje) që nga viti 1912 – 1959, madje, pa asnjë njeri as me shkollë të mesme.
Përse të mos e ketë tani, me këtë potencial ekonomik, njerëzor etj. Mëvetësimi i shkollave të mesme këtu dhe hapja e drejtimeve të reja atraktive, duke pasur parasysh nevojat dhe kuadrot që ka Rogana me rrethinë (e po qe nevoja ne disa do të jepnim ndih-mën tonë edhe pa farë kompensimi) është imperativ kohe. Ndërtimi i një poste për telefoni fikse; nxitja e bashkëvendësve tanë për investime në ndonjë fabrikë, ku do të punësoheshin një numër i mirë banorësh, jo vetëm të Roganës; ndërtimi i fushave sportive; themelimi i një muzeu me të gjitha veg-lat e vjetra të punës, të artizanateve të kësaj treve; i një përmendoreje apo së paku i një pllake përkujtimore për 50 e sa roganas të vrarë e të zhdukur…., janë vetëm disa aktivitete e punë që mund të bëhen dhe jo me shumë investime, por më me shumë vullnet e guxim. Unë kujtoj se edhe këtu e kanë vendin intelektualët tanë.
Info Rogana: Rogana është e njohur për “Takimet e vendlindjes”. A ka vend për një ide të re, p.sh. “Takimet e kri-juesve roganas” ose ngjashëm me këtë, ku do të merrnin pjesë edhe njerëz të tjerë nga Kosova dhe më gjerë?
Bahtijar Kryeziu: Po. Edhe nisma Juaj për botimin e kësaj gazete, qoftë edhe 2-3 herë në vit, është jo vetëm një ide, por një punë që bëni për Roganën, për informimin më të gjerë për të dhe nga Rogana e me këtë edhe për afirmimin e saj në një hapësirë shumë më të gjerë, e tashti, kur në dispozicion kemi edhe internetin e mjete të tjera elektronike, edhe për në çdo kënd të botës. Mbajtja e ndonjë tryeze, sesioni shken-cor etj., për të mos thënë edhe diç më shumë, për të kaluarën dhe perspek-tivën e këtij fshati me rrethinë, do të ishin veprime shumë të arsyeshme dhe të mundshme. Edhe “Takimet e kri-juesve roganas”, siç përmendet ju, nëse marrin pjesë me krijime vetëm ata roganas, ose “Takimet e Roganës”, siç i kemi “Takimet e Strugës” në Strugë etj., nëse marrin pjesë krijues nga një hapësirë më e gjerë ose edhe nga e tërë Kosova, do të ishin aktivitete të mirëseardhura dhe shumë të dobishme.
Info Rogana: Shkurt, çka mund të thoni për Roganën dje, sot dhe nesër?
Bahtijar Kryeziu: Po, shumë shkurt -dje: nga një vend i cili në vitin 1455 kishte vetëm 3 shtëpi; në vitet e 40-ta të shekullit të 20-të rreth 1000 banorë dhe pa asnjë shkollar në gjuhën shqipe; me të parën femër të shkolluar tek në vitin 1965; sot: fshat-qytezë me afro 4.000 banorë, me mbi 100 dyqane tregtare e zejtare private, me mbi 80 njerëz me shkolla të larta, me mbi 100 me fakultete të mbaruara, me 7 magjis-tra, 4 doktorë shkencash dhe 1 gjener-al armate, të gjithë të dalë nga gjiri i Roganës, me shpresë që nesër të bëhet bashki me një strukturë të organizuar politike, ekonomike, arsimore dhe kul-turore.
Dhashtë zoti që, krahas urimeve për daljen e numrit tuaj të parë të “Info Rogana”, numri 2 i saj ta gjejë Roganën me një organizim të këtillë politik dhe me synime të qarta për një perspektivë zhvillimi shumë më të mirë dhe më të shpejtë të saj. Këtë e meriton ky fshat. Këtë e dëshirojnë dhe e meri-tojnë njerëzit e saj. Ky, tek e fundit, do të ishte edhe shpërblimi më i mirë për prehje të qetë të dëshmorëve e të mar-tirëve roganas edhe në botën e tyre të amshueshme.
Xhevdet Kallaba
Botuar në revistën periodike «info Rogana» – shkurt 2006