12.5 C
Kosovo
22/11/2024

60 vjet të Shkollës shqipe në Roganë

Arkivi

Struktura politike, mbase edhe në vijë vertikale Roganë-Prishtinë dhe anasjelltas, duhet ta ketë të qartë se sa më e fortë që të jetë Rogana aq më e fortë dhe më e banueshme do të jetë zona kufitare, të cilën dita-ditës, fatkeqësisht, po e braktisin banorët shqiptarë.

Sivjet mbushen 60 vjet të Shkollës shqipe në Roganë. Kur më 1945/46 mësuesi i parë shqiptar i kësaj shkolle, z. Xhevat Aliu, kishte tubuar rreth vetit fatosat e klasës së parë, Rogana po hynte në një epokë të re të arsimit shqip. Nxënësit e deriatëhershëm,që diturinë e merrnin ser-bisht te “uçiteli” në Hodonoc apo ara-bisht te hoxha i fshatit në Roganë, kishin marrë mbi supet e veta, së bashku me prindërit e tyre, shkollimin në gjuhën amtare, pra në gjuhën shqipe. Nuk e kishte të lehtë zhvillimin e veprimtarisë së mësimdhënësit as Xhevat Aliu e as mësuesit e mëvonshëm, të cilët për 60 vjet me radhë do të prodhojnë një armatë të tërë shkollarësh, mësuesish, profe-sorësh e doktorësh shkencash. Dëshmitarët e gjallë të kohës ende i kuj-tojnë peripecitë e plejadës së parë të mësuesve shqiptarë të shpërndarë gjithandej fshatrave të Komunës së Dardanës. “Ishte një vullnet i vetë mësuesve që të mbulonin çdo fshat të Kosovës. Më kujtohet njëherë kur mësuesi Tahir Berisha, përkundër përshkrimit të Zarbicës,si vend i pamundur që të zhvillo-het mësimi, ishte këmbëngulës që të punonte pikërisht në Zarbicë, qoftë edhe me vetëm dy nxënës,”thotë njëri nga vet-eranët e arsimit, Remzi Morina. Ai për mësuesin e parë të shkollës së Roganës, Xhevat Aliun thotë:“Pas disa ditë mësimi, mësuesi Xhevat kishte vendosur ta brak-tiste Roganën, jo se nuk dëshironte të punonte, por atij nuk i ishte rregulluar çështja e ushqimit.Më thirri mua dhe Jahi Thaqin e Muçivercit për t’i ndihmuar që t’i bartim,deri te xhamia,nja dy arka druri përplot me vegla pune dhe gjëra të tjera, të cilat priste t’i transportonte me një kamion për në Gjilan.

Xhevat Aliu, mësuesi i parë i shkollës shqipe në Roganë

Ishte koha e namazit të iqindisë dhe në atë moment erdhi imami i fshatit Hafez Kallaba. Kur e pa mësuesin, iu afrua e po e pyet: – zotni mësues, kah kështu? Mësuesi Xhevat u zu ngusht para hoxhës, por ia tregoi realitetin duke i thënë se kishte tri ditë që nuk kishte ngrënë bukë dhe se i duhej ta braktiste fshatin. Më kujtohet si sot. Hafezi u step nga ky lajm dhe iu drejtua mësuesit: zotni mësues prej sotit drekën do ta hamë bashkë, kurse darkën do ta sjellim në banesë. Pas këtyre fjalëve mësuesi Xhevat na tha që t’i kthejmë arkat dhe vendosi që ta vazhdojë punën me nxënës”,rrëfen me emocione për këtë episod të fundvitit 1945 Remzi Morina nga Hodonoci.

Sidoqoftë, askush nuk pandehte se, një ditë, Rogana do të manevrojë me rreth 1500 nxënës, sa ka sivjet, brenda një viti shkollor. Presionet e llojllojshme ndaj personelit arsimor që ziheshin në kuzhinat antishqiptare vepronin pandërprerë, por ishin të paafta për ta penguar frymimin e arsimit shqip. Roganasit kur humbnin në planin e brendshëm, fitonin në planin e jashtëm; pra, kur një intelektual pamundësohej të kontribuonte në Roganë ai shpërngulej dhe ishte i suk-sesshëm jashtë Roganës: në Dardanë, në Gjilan, në Prishtinë e gjetkë. Është fare e qartë që Rogana, tani për tani, nuk ka kapacitete për ta përfshirë në gjirin e vet gjithë atë armatë shkollarësh, sepse, për momentin, i mungon infrastruktura e punësimit,mirëpo e kanë për borxh pikër-isht intelektualët e dalë nga kjo vatër shkollore që të krijojnë mekanizma të aplikimit të njohurive të tyre në dhe për vendlindjen e vet. Struktura politike, mbase edhe në vijë vertikale Roganë-Prishtinë dhe anasjelltas, duhet ta ketë të qartë se sa më e fortë që të jetë Rogana aq më e fortë dhe më e banueshme do të jetë zona kufitare, të cilën dita-ditës, fatkeqësisht,po e braktisin banorët shqip-tarë. Megjithkëtë, falë lindshmërisë së madhe, popullata e Roganës vazhdon ta ruajë përqindjen e qëndrimit këtu në raport me shpërnguljet jashtë Roganës. Mirëpo kjo nuk ndodh me fshatrat për-reth, sidomos me ato të Malësisë së Hashanisë, për të cilat Rogana vlen si një qendër shkollore, zejtare e tregtare. Të shpresojmë që të vazhdojnë punën para-lelet e Gjimnazit “Ismajl Qemali” dhe të Teknikës “Andrea Durrsaku” si dhe ekzis-timi i vullnetit të mirë patriotik i popullatës për ta mbrojtur thënien se “vendi është i atij që banon aty”,ndaj kjo dhe do të jetë edhe një arsye më e fortë e investimit material e kulturor në këtë trevë.

Gjendja e tanishme shkollore

Në bisedë me drejtoreshën e Shkollës fillore “Metush Krasniqi” në Roganë, zon-jën Fahrije Kryeziun, mësojmë se aktual-isht në shkollën fillore punojnë 64 mësimdhënës dhe 12 punëtorë ndimës. Vetëm në shkollën fillore të Roganës (pa paralelet e ndara në Muçiverc, Dajkoc, e Krenidell) mësojnë 1003 nxënës të shpërndarë në 52 paralele.

Fahrije Kryeziu, drejtoreshë aktuale e Shkollës fillore “Metush Krasniqi” në Roganë

Gjithashtu në shkollë organizohet edhe mësimi me 69 nxënës parashkollorë si dhe me 8 nxënës në një klasë speciale. Nga shuma e përgjithshme e nxënësve 46.2% janë femra. Për të gjitha lëndët mësimore kuadri arsimor është i kualifikuar, përveç arsimtarit të lendës Kulturë muzikore dhe dy nda tre mësimdhënësit e Gjuhës angleze. Drejtoresha e shkollës është njëkohësisht edhe delegate në Kuvendin Komunal në Dardanë, kështu që në pyet-jen nëse ky post mund ta zbehë punën në shkollë ajo thotë : „përkundrazi, kjo lid-hje me komunën veç sa më ndihmon në mbarëvajtjen e detyrës së drejtorit të shkollës. Unë ndjehem e privilegjuar, sido-mos, që punoj si drejtoreshë në një kolek-tiv siç është ky i Roganës, ku ka tolerancë dhe respekt të ndërsjellë”.

Biblioteka shkollore: Shkolla posedon edhe bibliotekën shkollore me të cilën udhëheq Adil Rrudhani. Ai thotë se bib-lioteka posedon 1200 tituj me gjithsej 8000 ekzemplarë. Lexueshmëria është e kënaqshme. Në periudhën tetor 2005 -janar 2006 janë marrë për lexim 547 libra.

Ajo që e preokupon drejtoreshën është mbingarkesa e orarit të mësimit në shkol-lë.Këtu punohet në tri ndërrime,ngase po në këtë objekt mësimin e zhvillojnë edhe paralelet e ndara të gjimnazit „Ismail Qemali” të organizuar në tetë klasa me gjithsej 252 nxënës dhe 6 paralele të teknikës „Andrea Durrësaku” me 167 nxënës, nga Dardana.
Rënie e interesimit të prindërve: Mangësi dominante ka edhe në trekëndëshin pedagogjik: mësues-nxënës-prind. „Mendoj se prindërit duhet të interesohen më shumë për fëmijët e tyre,sidomos në këtë periudhë kur jemi të shtrënguar të punojmë në tri ndërrime dhe me orën mësimore prej 30 minutash. Kjo formë e mësimit e pengon tejmase procesin mësimor; mungojnë kabinetet e mësimit, është shtuar papastërtia, mungon vetëpërgjegjësia ndaj pajisjeve mësimore (karrige, banka, tabela etj.) ”, shpreh brengosjen e saj drejtoresha Fahrije. Ajo ankohet gjithashtu edhe për mungesë transparence të Zyrës komunale të prokurimit në menaxhimin me bux-hetin e shkollës, sidomos kur është në pyetje buxheti për mirëmbajtjen e pastër-tisë dhe të klasave. „Kam frikë për shëndetin e nxënësve,të cilët mund ta pësojnë me ndonjë sëmundje ngjitëse përmasash të mëdha; nuk kemi buxhet as për mjete elementare higjienike. Keni parasysh kur me javë të tëra nuk dezinfektohen tualetet,pikërisht për mungesë detergjen-tesh. Shpesh detyrohemi që vetë të par-ticipojmë në blerjen e detergjentëve të ndryshëm”,thotë zonja Fahrije duke shtu-ar se edhe personeli arsimor nuk është në gjendje të mirë financiare.

Pagat: Të gjithë punëtorët arsimorë të Shkollës fillore „Metush Krasniqi” në Roganë paguhen sipas vendit të punës e jo sipas shkollimit. Ata marrin pagë mujore prej 195 eurosh. Drejtori paguhet 253 euro, zv.drejtori 233 euro, sekretari 205 euro dhe bibliotekisti 137 euro. Punëtorët ndihmës fitojnë nga 120 euro në muaj.

Aktivitetet e lira: Në kuadër të aktiviteteve sportive, në shkollë, organizo-hen gara sportive në futboll (meshkujt) dhe në volejboll (femrat) si dhe krosi pran-veror dhe vjeshtor në atletikë. Për tri vendet e para dakordohen shpërblime modeste. Gara ndërmjet nxënësve në nivel të shkollës organizohen edhe në fushën e matematikës, dhe biologjisë, kurse në shkallë komune garojnë recita-torët, me ç’rast recitatorët e Roganës, gjatë tri viteve të fundit,vazhdimisht kanë qenë më të mirët. Në këtë periudhë mungojnë aktivitetet kulturore artistike, përveç me rastin e Ditës së shkollës kur organizohet një program manifestiv.

Xhevdet Kallaba

Botuar në revistën periodike «info Rogana» – shkurt 2006

- Advertisement -spot_img

Më shumë

- Advertisement -spot_img

Familja