Në vend që të shkoni te dentisti kur keni dhimbje, ose kur situata është jashtë kontrollit tuaj, vizitimi i rregullt i tyre mund t’ju ndihmojë të kuptoni më mirë dhëmbët tuaj. Mos harroni, shëndeti i dhëmbëve përfundimisht lidhet me shëndetin tuaj të përgjithshëm.
Zgavra e dhëmbëve është një problem i zakonshëm i parë si te fëmijët ashtu edhe te të rriturit. Andaj më poshtë i gjeni tri mënyra të thjeshta për të mbrojtur dhëmbët tuaj nga ky problem.
Higjenë e mirë orale
Mjafton një rutinë higjienike me mjetet e duhura për të pasur një mirëmbajtje të duhur të gojës:
– Një furçë me bateri.
– Një pastë dhëmbësh e rekomanduar nga dentisti juaj, që i mbron dhëmbët si dhe mishrat e tyre.
– Një pastrues i gjuhës që mban përqendrimin bakterial të ulët në gojën tuaj.
Të kesh fluor në produktet e kujdesit dentar
Fluori, ka përfitime të caktuara parandaluese dhe është një komponent i rëndësishëm i produkteve tuaja të higjienës dentare në përqendrimin e duhur. Sigurohuni që të kontrolloni përmbajtjen e larësit të gojës dhe pastës së dhëmbëve, për të pasur fluor që mund t’ju japë mbrojtje të shtuar nga zgavrat, duke formuar një shtresë që largon bakteret dhe ruan kalciumin në dhëmbët tuaj nga prishja acidike.
Trajtimi i demineralizimit
Formimi i një zgavre ndodh nga një proces i quajtur demineralizim, i cili ndikohet nga sasia e kohës që ka qenë i pranishëm ushqimi, përqendrimi bakterial që ai prodhon dhe nënproduktet acidike që fillojnë të shpërthejnë smaltin e dhëmbëve. Nëse ky proces kapet herët, atëherë ai madje mund të kthehet mbrapsht dhe dhëmbi mund të restaurohet pa ndonjë shpim.